Erion Veliaj ka dhënë pëlqimin për të qenë i pranishëm në seancën plenare publike të 31 tetorit 2025 në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave që miratoi shkarkimin e tij pas kërkesës së Këshillit Bashkiak. Ky zhvillim vjen pasi Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zyrtarisht palët për datën dhe orën e mbajtjes së seancës, duke vijuar me procedurat përkatëse ligjore.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për zhvillimin e seancës dhe pjesëmarrjen e Veliajt. Burime pranë sistemit të drejtësisë sqarojnë se në raste të tilla, SPAK njoftohet vetëm për dijeni dhe nuk ka asnjë tagër ligjor për të penguar apo lejuar praninë e një personi të ftuar nga gjykata. Sipas procedurës, është vullneti dhe vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese ajo që përcakton mënyrën e dëgjimit të palëve në proces.
Interesit të weblajm.com gjykata kushtetuese ju përgjij se kjo seancë do të transmetohet live në kanalin youtube zyrtar të gjykatës, pasi është seancë publike.
Njoftim zyrtar i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenet 21, pika 1 dhe 38, pikat 1 dhe 2 të ligjit nr. 8577, të ndryshuar, me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 09.10.2025, ka njoftuar kërkuesin Erion Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike në 31.10.2025.
Gjithashtu, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 13.10.2025, ka njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e zotit Erion Veliaj në seancën plenare publike në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim.
Në vijim, në datën 20.10.2025, pas shprehjes së vullnetit të kërkuesit, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër.











































































































