Policia e Shtetit ka bërë një sërë emërimesh dhe transferimesh në nivel drejtuesish komisariatesh në disa qytete të vendit. Qytetet e prekura janë Tirana, Dibra, Librazhdi, Bulqiza, Malësia e Madhe dhe Elbasani.
Kryekomisar Mariglen Duçi, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër.
Kryekomisar Nertila Meta, me detyrë Specialiste në Sektorin Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum, në DPPSH, emërohet Shefe Komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd, në DVP Elbasan.
Kryekomisar Elton Halili, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd, transferohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në DVP Dibër.
Kryekomisar Edvin Peci, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Bulqizë, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, në DVP Tiranë.
Kryekomisar Erdit Rrëçeku, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, emërohet Shef Sektori për Krimet në Volum, në DVP Elbasan.
Komisar Klaudio Zhupa, me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër.
Kryekomisar Altin Lila, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër, emërohet Specialist për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në DPPSH.














































































































