Tejkalim të lejes së ndërtimit dhe objekte pa leje në gjurmën e projektit, janë gjetjet e Inspektoriatit Kombëtar të Ndërtimit dhe Polcisë së Shtetit në Kompleksin e ish deputetit socialist Vladimir Kosta.
Objekti është sekuestruar, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për veprën penale ndërtim pa leje.
📍Farkë – Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje – apo duke kaluar përtej lejes – për qëllime fitimi, shtrihet nga sot në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikqyrësit, inspektorët e me radhë, që kanë shkelur apo lejuar të shkelen kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale që parasheh legjislacioni në fuqi✋
🔉Thirrje edhe qytetarëve të jenë të kujdesshëm kur blejnë prona, duke verifikuar statusin ligjor dhe raportuar çdo rast abuzimi🙏




                                








			
































































































