Kush parkon në korsinë e dedikuar emergjencave si ambulanca, zjarrfikse apo transportin Urban. Nga kjo e hënë sdo të tolerohet më.




Një aksion masiv ka nisur në unazën e brendshme të kryeqyetit dhe akset rrugord si Reuga e Kavajës, Myslym Shyri dhe Laprakë.
Masa administrative dhe heqie e mjetit me karroatrec janë aplikuar dhe do të vijojnë deri në lirimin e plotë të korsisë e cila fatëkeqësisht nuk respektohet nga shoferët dhe është kthyer në parkim.




🚔 Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit marrin masa për lirimin e korsive të autobusëve në Tiranë dhe sensibilizojnë drejtuesit e mjeteve
Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka intensifikuar kontrollet në terren për të garantuar lëvizjen e lirë dhe të sigurt të autobusëve urbanë 🚌.
🚓 Gjatë veprimeve operacionale janë vendosur masa administrative ndaj mjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt dhe disa automjete janë larguar me karrotrec nga shërbimet e Policisë Bashkiake.
Këto masa synojnë përmirësimin e qarkullimit urban, uljen e vonesave në transportin publik dhe rritjen e sigurisë rrugore në kryeqytet.
👉 U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë korsitë e dedikuara për transportin publik dhe rregullat e qarkullimit rrugor, për një qytet më të sigurt, më të disiplinuar dhe me lëvizje më të shpejtë për të gjithë.
Policia Bashkiake e Tiranës mbetet e angazhuar për zbatimin e rregullave të qarkullimit, në mbështetje të politikave të transportit publik dhe në shërbim të qytetarëve të Tiranës.




                                








			
































































































