Drafti i Kodit të Ri Penal është vlerësuar negativisht nga delegacioni i Bashkimit Europian gjatë një takimi të mbajtur këtë të mërkurë.
Sipas burimeve të WebLajm.com, përfaqësues të BE-së, të pranishëm në tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, kanë kërkuar përkohësisht pezullimin e këtij drafti.
Delegacioni i BE-së ka theksuar se, përpara miratimit, duhet të sigurohet gjithëpërfshirja e grupeve të interesit në procesin e hartimit të Kodit të Ri Penal. Kji sipas BE përpara se ky draft të shkojë në Komisionet Parlamentare dhe votim.
Aktualisht, drafti ndodhet në fazën e diskutimeve dhe konsultimit publik, ndërsa është kundërshtuar nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe kreu i saj, z. Maksim Haxhiaj, si edhe nga avokatët në tërësi.
Ndërkohë, qeveria ka prezantuar edhe një ndërhyrje urgjente në Kod, përtej projektit të ri, duke e mbajtur debatin të hapur në nivel institucional dhe publik.



Këto ishin institucionet e pranishme sot në tryezê ku u diskutua mbi kodin e ri penal.















































































































