Pas kthimit të dosjes nga gjykata, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar procedimin penal sipas nenit 248 të Kodit Penal (shpërdorim detyre).
Midis personave të kallëzuar nga një prej qytetarëve të zonës së “5 Majit” është edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ish-nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku. Procedimi po ndiqet nga prokurori Elvin Gogaj, një prej katër kandidatëve për kreun e SPAK.
Fillimisht SPAK kishte kërkoi pushimin e çështjes, por gjykata e posaçme urdhëroi rihetim.
Gjatë vitit 2022 në zonën e “5 Majit”, u prishën banesa që nuk ishin dëmtuar nga tërmeti, në kuadër të një projekti për rindërtim/rikualifikim urban.




































































































