WebLajm.com mëson se Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur 5 orë në dispozicion për seancën e prezantimit të platformave nga 4 garuesit për kreun e SPAK.
Seanca do të mbahet më 4 dhjetor të enjten dhe do të nisë nga ora 10:00 të mëngjesit deri në orën 15:00 pasdite.
Nëpërmjet rendit alfabetik do të bëhet edhe prezantimi, duke nisur me Adnan Xholin, Dolorez Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho.
Ndërkaq, në dy përzgjedhjet e Krajes dhe Dumanit, KLP ka operuar me përzgjedhjen po në të njëjtën ditë që është bërë prezantimi.
Nuk dihet nëse edhe për drejtuesin e tretë do të mbahet e njëjta praktikë, apo do të lihet një seancë e dytë për përzgjedhje.
Më 19 dhjetor, z. Altin Dumani mbaron mandatin 3-vjeçar si drejtues, ndërsa do të qëndrojë në SPAK edhe tre vite të tjera si prokuror, në përmbushje të mandatit 9-vjeçar.
Aktualisht, SPAK ka 20 prokurorë dhe dy prej tyre kanë drejtuar këtë institucion, përkatësisht z. Kraja dhe z. Dumani.














































































































