Kryeministri Rama padit në Gjykatën e Lartë Gledis Nanon, duke kërkuar të mbetet në fuqi shkarkimi i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit firmosur nga Rama tre vite më parë.
Kryeministri Edi Rama, përmes Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një rekurs ndaj vendimeve të mëparshme gjyqësore që lidhen me çështjen e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Nano aktualisht është një nga 7 kandidatët e konfirmuar për kreun e BKH-së, garë e cila ndodhet në fazën e vetting.
Çështja, e regjistruar më 6 nëntor 2025 me numër 31001-00820-00-2025, është klasifikuar si çështje administrative, ndërsa relator është caktuar Sokol Sadushi. Procesi është aktualisht në zhvillim.
Rekursi është bërë nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Punëve të Brendshme, të përfaqësuara nga Avokatura e Shtetit, me qëllim që të mbetet në fuqi vendimi për shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i miratuar më 31 gusht 2022 me vendimin nr. 580 të Këshillit të Ministrave.
Nga ana tjetër, Gledis Nano kërkoi dhe fitoi në gjykatën administrative dhe atë të apelit shfuqizimin e këtij vendimi, duke pretenduar se shkarkimi i tij është i pajustifikuar dhe në kundërshtim me ligjin.
Ky zhvillim shënon një tjetër kapitull në përplasjen ligjore mes ish-drejtorit të Policisë së Shtetit dhe qeverisë shqiptare, pas një procesi që vijon prej gati tre vitesh, që nga momenti i shkarkimit të Gledis Nanos në vitin 2022.
REKURSI
DETAJET E ÇESHTJES
Nr.Çështjes: 31001-00820-00-2025
Tipi i çështjes: Çështje Administrative
Dorëzuesi: KESHILLI I MINISTRAVE, MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHME
Data e regjistrimit: 06/11/2025
Inicializuar: Rekurs
Titulli i çështjes: GLEDIS NANO Kundër. KESHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKES SE SHQIPERISE dhe Të Tjerë
Ardhur prej: Gjykata admin.shk.parë Tirane
Objekti i padisë/akuzës: Shfuqizimin e vendimit nr. 580, dt. 31.08.2022, te Keshillit te Ministrave. Detyrimin e pales se paditur te trajtoje me page paditesin deri ne perfundim te mandatit 5 vjecar si dhe sistemimin e tij ne strukturat e Policise se Shtetit apo funksione te tjera. Dhenien e vendimit me ekzekutim te perkohshem sipas nenit 317 te K.Pr.Civile.
Baza ligjore: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; Ligji Nr. 49/2012 “Per Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative”, nenet 1, 2, 3, 7/a, 11/1, 17/b, 25, 34, 35, 37, 40, 41; Kodi i Procedures Administrative nenet 88 e vijues; Ligji Nr. 108/2014 “Per Policine e Shtetit” i ndryshuar me ligjin nr. 58/2017, datë 20.04.2017, nr. 112/2018, datë 20.12.2018, nr. 133/2020, datë 29.10.2020. nenet 9, 13, 15; Kodi i Procedures Civile neni 317.
Statusi i çështjes:Në Proçes
PALËT
Paditës: GLEDIS NANO
I Paditur: KESHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
I Paditur: MINISTRIA E BRENDSHME
Pjesmarrës në gjykim – Avokatura e Shtetit: AVOKATURA E SHTETIT
RELATORI:
Sokol Sadushi
KALENDARI I ÇESHTJES
Data ora seanca:
Data e planifikimit:
Relatori: Sokol Sadushi
VENDIMI
Numri i Vendimit: –
Data e Vendimit:
Lexo më shumë















































































































