WebLajm zbardh agjendën dhe akset rrugore të bllokuara.

Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, Kryeministri Edi Rama do të mikpresë Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Tiranë 
Shqipëria mikpret Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” në datën 28 Shkurt, 2024. 
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, viziton për herë të parë Tiranën për të marrë pjesë në punimet e Samitit dhe në evente të tjera të rëndësishme. 
AGJENDA  
E mërkurë, 28 shkurt 
09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri. 
Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave. 
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy. 
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve. 
Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale. 
10.10 –  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës 
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale 
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve  ( Pallati i Kongreseve) 
Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve 
11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit. 
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale 
13:00 – Foto Familjare 
Të gjitha mediat 
13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.  
Ndërsa në këtë boks janë të gjitha rrugët e bllokuara përgjatë 24 orëve.


📌 Njoftim i rëndësishëm:
Policia Bashkiake, në vijim të informacioneve 🈷️ të komunikuara më parë nga Policia e Shtetit 👮♂️, mbi masat e sigurisë të planifikuara për të garantuar Samitin për Ukrainën🇺🇦dhe Ballkanin Perëndimor në Tiranë, njofton të gjithë qytetarët se, qarkullimi i automjeteve 🚘 dhe masat kufizuese do të jenë si më poshtë ⬇️: 
📌 Më datë 27.02.2024, do të ketë bllokime të rrugëve me afat të shkurtër kohor, për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti 🛩️ “Nënë Tereza” dhe pikat e tjera të kalimit kufitar në drejtim të Tiranës, në varësi të kohës së lëvizjes së tyre;   
📌 Më datë 28.02.2024, nga ora 07:00 deri në largimin e delegacioneve pjesëmarrëse në aktivitetet e organizuara për Samitin, do të ketë ❌ ndalim pushimi dhe qëndrimi i mjeteve, duke filluar nga aeroporti 📍 “Nënë Tereza”, rruga e Rinasit – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e madhe perëndimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Papa Gjon Pali II” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit;   
📌 Më datë 28.02.2024, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në fashat orare 08:00-11:00 dhe 15:30-17:30, nga aeroporti i Rinasit deri te ish-sheshi “Shqiponja dhe anasjelltas – Unaza e madhe perendimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”; 
📌 Më datë 29.02.2024, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndalim qarkullimi, në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe perëndimore – ish-sheshi “Shqiponja” – Qafë Kashar – Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”; 
📌 Rrugët që përfshihen në perimetrin e sigurisë së aktiviteteve dhe takimeve të pjesëmarrësve në Samit, do të kenë ndalim qarkullimi nga ora 08:00 e datës 28.02.2024 deri në orën 16:00 të datës 29.02.2024, konkretisht:
-Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin; 
-Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin;  
-Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca;   
-Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30; 
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”; 
-Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”; 
-Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”;  
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”; 
📌 Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 28 dhe 29.02.2024, gjatë fashës orare të bllokimit të rrugëve, do të ndjekin përkatësisht drejtimin:  
Vorë – Fushë Prezë – Rinas dhe kthim;   
Fushë Krujë – Valias – Rinas dhe kthim;   
Nga Juglindja dhe Tirana, do të ndjekin Unazën lindore – Farmacia 10 – Stacioni i Trenit – Bulevardi i Ri – Paskuqan – Kamëz – Valias – aeroporti “Nënë Tereza” dhe kthim në të njëjtin itenerar.  
📌 Hyrja e gazetarëve, e automjeteve të mediave të akredituara nga shërbimet e sigurisë, si dhe e të ftuarve në Samit, do të bëhet nga rruga “Ismail Qemali” – RTSH – bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- porta fundore e kontrollit të shërbimeve të Gardës së Republikës.   
📌 Për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë dhe rrugëve me bllokime të gjata në kohë, në varësi të agjendës së delegacioneve, me miratimin e drejtuesve të shërbimeve, do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga: 
a)Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica;  
b) Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit; 
c)Blloku i banimit tek dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”; 
d)Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit)
Shërbimet e Policisë Bashkiake 🧑✈️👨✈️, po marrin të gjitha masat, për lirimin 🛣️ dhe mbajtjen të lira të parkimeve 🅿️ brenda perimetrit 🚧 të sigurisë, si dhe do të zbatojne të gjitha detyrimet dhe do të japin mbështetje maksimale 🤝 për Policia Rrugore Tiranë 🚔 dhe Policia e Shtetit🚨. 




 
                                








 
			






















































































 
		









