• Të fundit
  • Të gjitha
“Ka marrë kërcënime”/ Avokati i Klea Prengës flet pas dorëzimit të motrave Berisha. Gjykata i liron

“Ka marrë kërcënime”/ Avokati i Klea Prengës flet pas dorëzimit të motrave Berisha. Gjykata i liron

October 18, 2024
Rishfaqet pas 6 muajsh Lulzim Basha / Në SPAK për 21 Janarin. PAMJET

Rishfaqet pas 6 muajsh Lulzim Basha / Në SPAK për 21 Janarin. PAMJET

October 30, 2025
Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

October 30, 2025
Ekskluzive / Si i kamufluan trafikantët armët në furgon me logo Mirëmbajtie Rrugore. PAMJET

Ekskluzive / Si i kamufluan trafikantët armët në furgon me logo Mirëmbajtie Rrugore. PAMJET

October 30, 2025

7 komisariate me shefa të rinj / Njihuni me lëvizjet e firmosura nga Proda

October 29, 2025
Të rinjtë shqiptarë duan paga 800 – 1200 Euro

Si po zhduken Zanatet dhe mjeshtrat duar artë

October 29, 2025
1610 familje dalin nga errësira / OSHEE siguron fonde për faturën e dritave

1610 familje dalin nga errësira / OSHEE siguron fonde për faturën e dritave

October 28, 2025
E vrava se më shante e bullizonte / Flet autori i krimit tek Komuna e Parisit. PAMJET

E vrava se më shante e bullizonte / Flet autori i krimit tek Komuna e Parisit. PAMJET

October 28, 2025
Ekskluzive/Gjyqtarët Kushtetues kërkojnë rrijtje page deri në 773 mijë lekë, WebLajm zbardh kërkesën

Veliaj më 31 Tetor i pranishëm në Kushtetuese / Burgjet marrin njoftimin ta shoqërojnë në gjykatë. Seanca LIVE

October 28, 2025
aeroporti i vlores

Përplasjet në Aeroportin e Vlorës / WebLajm zbardh Vendimin e Gjykatës: Pacollit i hiqet e drejta e votës

October 28, 2025
Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë me portë digjitale

Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë me portë digjitale

October 27, 2025
Ekskluzive / TEG, Kodra e Diellit, Selitë e Berzhitë – zonat ku “Rrumi” nisi skemën e tjetërsimit të pronave

Ekskluzive / TEG, Kodra e Diellit, Selitë e Berzhitë – zonat ku “Rrumi” nisi skemën e tjetërsimit të pronave

October 25, 2025
Avokati Ferdinand Doja në krye të Disiplinës së “Togave të Zeza”

Përfundon greva e avokatëve – Dhoma e Avokatisë njofton rikthimin në gjyqe e procese hetimore / VENDIMI

October 27, 2025
  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact
Friday, October 31, 2025
WebLajm
  • Home
  • Aktualitet
    Rishfaqet pas 6 muajsh Lulzim Basha / Në SPAK për 21 Janarin. PAMJET

    Rishfaqet pas 6 muajsh Lulzim Basha / Në SPAK për 21 Janarin. PAMJET

    Ekskluzive / Si i kamufluan trafikantët armët në furgon me logo Mirëmbajtie Rrugore. PAMJET

    Ekskluzive / Si i kamufluan trafikantët armët në furgon me logo Mirëmbajtie Rrugore. PAMJET

    7 komisariate me shefa të rinj / Njihuni me lëvizjet e firmosura nga Proda

    E vrava se më shante e bullizonte / Flet autori i krimit tek Komuna e Parisit. PAMJET

    E vrava se më shante e bullizonte / Flet autori i krimit tek Komuna e Parisit. PAMJET

    Ekskluzive/Gjyqtarët Kushtetues kërkojnë rrijtje page deri në 773 mijë lekë, WebLajm zbardh kërkesën

    Veliaj më 31 Tetor i pranishëm në Kushtetuese / Burgjet marrin njoftimin ta shoqërojnë në gjykatë. Seanca LIVE

    Ekskluzive / TEG, Kodra e Diellit, Selitë e Berzhitë – zonat ku “Rrumi” nisi skemën e tjetërsimit të pronave

    Ekskluzive / TEG, Kodra e Diellit, Selitë e Berzhitë – zonat ku “Rrumi” nisi skemën e tjetërsimit të pronave

    Avokati Ferdinand Doja në krye të Disiplinës së “Togave të Zeza”

    Përfundon greva e avokatëve – Dhoma e Avokatisë njofton rikthimin në gjyqe e procese hetimore / VENDIMI

    Karkalecat në qelinë e Dumanit 1 java para konsumit / Zbulohet kush i futi – SPAK: “Çështje e Burgjeve”

    Karkalecat në qelinë e Dumanit 1 java para konsumit / Zbulohet kush i futi – SPAK: “Çështje e Burgjeve”

    Ekskluzive / Kush i vë zjarrin pyjeve dënohet si për vrasje – 25 vite, parkimi i dyfishtë 1 vit , ndërtimi pa leje 10 vite

  • Politikë
    Luftë brenda partive për vota preferenciale/ Kandidatët kërkojnë nga KQZ pamjet filmike

    Rezultatet e Votimit në 5 Bashki do ti besohen Inteligjencës Artificiale, Projekti Pilot i KQZ

    PD rendit 7 shkelje dhe kërkon shkarkimin e Presidentit. Reagon BEGAJ: Pretendimet e pavërteta

    Ekskluzive/Gjyqtarët Kushtetues kërkojnë rrijtje page deri në 773 mijë lekë, WebLajm zbardh kërkesën

    Ska zgjedhje në Tiranë më 9 Nëntor – Kushtetuesja pezullon dekretin e Presidentit. Seanca Veliaj më 31 Tetor

    PS prezanton 6 kandidatët / Gjeneral Sakos i besohet kandidimi për Kryebashkiak në vendlindje

    PS prezanton 6 kandidatët / Gjeneral Sakos i besohet kandidimi për Kryebashkiak në vendlindje

    Tirana, e pesta më e shtrenjta në Europë për të blerë apartament, pritet sërish rritje

    Njihuni me Ministrat dhe Deputet që do ju kërkojnë votat në lagjet e Tiranës

    Përdorimi i aseteve publike dhe administratës në FUSHATË! KQZ bllokon aktivitetet e 2 Ministrive dhe 5 Bashkive. Kryesojnë Lushnja, Cerriku, Gjirokastra, Korça

    6 Bashki në zgjedhje / Shqiptarët do paguajnë 3 milion euro nga xhepi

    Aruba hyn në parlament / PD kërkon Interpelancë me Kryeministrin RAMA – weblajm zbardh 5 pyetjet

    Aruba hyn në parlament / PD kërkon Interpelancë me Kryeministrin RAMA – weblajm zbardh 5 pyetjet

    Gjykata Kushtetuese rrëzon tatimin 15% për profesionet e lira / Vendimi i Plotë

    Veliaj kundërshton në gjykatë shkarkimin: Kushtetuta mbi ligjin!  Shorti përzgjedh relatore Sonila Bejtja

    Ligji Antiduhan i djeg karrierën zv.Ministrit, vegjetonte në zyrë, me cigare në restorant. Koçiu: Shkelje me dashje e ligjit

    Ligji Antiduhan i djeg karrierën zv.Ministrit, vegjetonte në zyrë, me cigare në restorant. Koçiu: Shkelje me dashje e ligjit

  • CityNews
    Mbi dy dekada moçalishtë / IMT dhe Policia Bashkiake prishin rrethimin. Komunës i shtohet lulishte

    Mbi dy dekada moçalishtë / IMT dhe Policia Bashkiake prishin rrethimin. Komunës i shtohet lulishte

    PD në gjurmët e Romës së Beppe Grillo / Në garë me Florjan BINAJ për Tiranën

    PD në gjurmët e Romës së Beppe Grillo / Në garë me Florjan BINAJ për Tiranën

    Me 50 vota / Erion Veliaj shkarkohet nga posti Kryebashkiakut

    Me 50 vota / Erion Veliaj shkarkohet nga posti Kryebashkiakut

    Makina të braktisura,  Policia Bashkiake aksionin masiv në Tiranë / FOTO

    Makina të braktisura, Policia Bashkiake aksionin masiv në Tiranë / FOTO

    Lirimi i Trotuareve / Policia Bashkiake ultimatum për Kioskat: Hiqini ose i marrim forcërisht

    Lirimi i Trotuareve / Policia Bashkiake ultimatum për Kioskat: Hiqini ose i marrim forcërisht

    Rama i beson PS e Vlorës, Klevis Kasos – Nga sot kryetar i Partisë në Kryeqytetin e Turizmit

    Në ethet e kërkesave për dorëheqje dhe kritikat për menaxhimim e Tiranës, Rama rikthehet në Kryeqytet

    Policia Bashkiake merr kontrollin e terrirtorit. WhatsUp i dedikuar për shkeljet rrugore: Denonco me foto/pamje dhe location 📞 +355 68 950 0030

    Kthyen “Air Albanian” në bar kafe, birrari e qofte. Policia Bashkiake heq zaptuesit

    Kthyen “Air Albanian” në bar kafe, birrari e qofte. Policia Bashkiake heq zaptuesit

    Krahu i djathtë i të Komanduarës në Bashkinë Tiranë / Kontrabandist cigaresh. SPAK i nxjerr masë sigurie por ai vijon firmos për….. VENDIMI I GJKKO

  • Ekonomi
    aeroporti i vlores

    Përplasjet në Aeroportin e Vlorës / WebLajm zbardh Vendimin e Gjykatës: Pacollit i hiqet e drejta e votës

    Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë me portë digjitale

    Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë me portë digjitale

    Harta e Re e çmimit të Pronave / Bregdeti nis nga 2000 euro/m2 – Fushë Arrëz pronat më të lira

    ndertime ne tirane, shqiperi

    Rivlersimi Pronave me 5 %, aplikimet nisin pas afro 50 ditë

    Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

    Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

    TlA mirëpret Forumin Europian të Lidershipit dhe Burimeve Njerëzore të ACI Europe

    TlA mirëpret Forumin Europian të Lidershipit dhe Burimeve Njerëzore të ACI Europe

    TIA inaguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

    TIA inaguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Pas pjeshkëve / Kroacia bllokon tonelata Speca djegs nga shqipëria. Janë me pesticide të rrezikshme / dokumenti

    Pas pjeshkëve / Kroacia bllokon tonelata Speca djegs nga shqipëria. Janë me pesticide të rrezikshme / dokumenti

  • Sport
    Mungon RAMA / Kombëtarja mposht Serbinë 0-1. Foto-Pamje

    Mungon RAMA / Kombëtarja mposht Serbinë 0-1. Foto-Pamje

    WebLajm zbardh dosjen, mesazhet e mashtruesit Florian Gjergji “Jam Taulant Balla, dua 100 mijë….”

    Ronaldo miliarderi i parë në Futboll / Pasuria arrin 1.4 miliard $

    Presidenti në qeli, dështon shitja e ekipit të futbollit Lushnjar

    Presidenti në qeli, dështon shitja e ekipit të futbollit Lushnjar

    Ekskluzive/ Renea, Antiterrori dhe Forcat Speciale, Ekipi i Sigurisë për Kuq e Zinjtë në Euro 2024

    Tregu i mbushur me veshje false të kombëtares / Kapen Kostume e Fanella me logon “Macron”. Dokumenti

    Rey Manaj “mërzit” Prokurorinë e Posaçme

    Rey Manaj “mërzit” Prokurorinë e Posaçme

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, nis bllokimi i rrugëve. Hyrja në stadium 150 min përpara / Policia në Alert

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, nis bllokimi i rrugëve. Hyrja në stadium 150 min përpara / Policia në Alert

    Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë për të organizuar finalet Euro 2027 për U-21

    Ekskluzive / Pas “Qemal Stafës” dhe “Dinamos”, drejt stadiumit me kullë Korça, Durrësi dhe Vlora

    Shqipëri-Serbi në treg të zi deri 1000 euro / Nisin arrestimet

    Shqipëri-Serbi në treg të zi deri 1000 euro / Nisin arrestimet

    Hapet procesi për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku mund të aplikoni

    Hapet procesi për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku mund të aplikoni

  • Foto Lajm
    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Vrasja në Fier, sfumon operacionin ndaj Bixhozit. Kamerat filmojnë atentatin

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

  • Opinion
    Kur një Ministër i Drejtësisë GËNJEN / “FactCheck” ligji 7501

    Kur një Ministër i Drejtësisë GËNJEN / “FactCheck” ligji 7501

    KUR VONESA E DREJTËSISË BËHET VRASËSE

    KUR VONESA E DREJTËSISË BËHET VRASËSE

    KANDIDATI❗️

    KANDIDATI❗️

    Kandidati i munguar i opozitës, nga shoqëria civile dhe ushtarake❗️

    Dita e dytë e seancës në Apel, Kryebashkiaku Veliaj: Të ftohen mediat në sallë, jam ende në detyrë. Vendimi nesër

    Lal u kry!

    Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

    Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

  • Sondazh
  • Kerko Gjej
    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    WIZZ AIR PILOT ACADEMY ORGANIZON OPEN DAY NË TIRANË MË 27 SHTATOR

    WIZZ AIR PILOT ACADEMY ORGANIZON OPEN DAY NË TIRANË MË 27 SHTATOR

    Përmes dijes, çdo hap është një mundësi për t’u bërë i suksesshëm në jetë…

    Përmes dijes, çdo hap është një mundësi për t’u bërë i suksesshëm në jetë…

    Home

    Bëhu pjesë e kompanisë EUROELEKTRA, Njihu me mundësitë e Punësimit

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

    Qendra e vetme tregtare ne rivierën shqiptare. 20 njësi tregtimi dhe shërbimesh

    Galeria by TEG, një qendër tregtare me pamje nga deti Jon! Në shërbim të turistëve e banorëve

  • Social News
    Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

    Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

    Të rinjtë shqiptarë duan paga 800 – 1200 Euro

    Si po zhduken Zanatet dhe mjeshtrat duar artë

    1610 familje dalin nga errësira / OSHEE siguron fonde për faturën e dritave

    1610 familje dalin nga errësira / OSHEE siguron fonde për faturën e dritave

    Ikona e Automobilave Italian preznaton modelin Elektrik / shitet për gjys milion euro

    Ikona e Automobilave Italian preznaton modelin Elektrik / shitet për gjys milion euro

    Diella bëhet me fëmijë / Lind Melisa, Roboti që mahnit Durrësakët

    Diella bëhet me fëmijë / Lind Melisa, Roboti që mahnit Durrësakët

    Treni niset në 2028 – Zv.Ministrja zbardh afatet për linjën elektrike

    Treni niset në 2028 – Zv.Ministrja zbardh afatet për linjën elektrike

    Transporti publik drejt autobuzëve pa shofer – risia nga Spanja

    Transporti publik drejt autobuzëve pa shofer – risia nga Spanja

    Kriza e Naftës! Shqipëria projekt me panele diellore 45 vite më parë. Subvencion për famijet,       Foto / Pamje

    Kriza e Naftës! Shqipëria projekt me panele diellore 45 vite më parë. Subvencion për famijet, Foto / Pamje

    Si je? Jam Kryebashkiaku i Vlorës, më duhen 35 mijë euro. SMS në telegram që alarmoi biznesmenin e Hidrosanitareve

    Inteligjenca Artificiale bën shqiptarët për vete, ChatGPT app më i shkarkuar në telefon

  • Info Utilitare
    Turizmi 2024, “frika” e një rekordi të ri  

    Turizmi dhe Shërbimet e Avancuara për tregun e mjeteve me qira, Njihuni me Book N’Ride

    Albsig të asiston pas çdo dëmi dhe të dëmshpërblen në kohë rekord

    Albsig të asiston pas çdo dëmi dhe të dëmshpërblen në kohë rekord

    5 pyetje që duhet t’i bësh vetes para se të marrësh kredi!

    5 pyetje që duhet t’i bësh vetes para se të marrësh kredi!

    Sigurimi i nxënësve – Kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij / nga Albsig

    Sigurimi i nxënësve – Kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij / nga Albsig

    5 vite WIZZ AIR në Tiranë  / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

    5 vite WIZZ AIR në Tiranë / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

    Komitetit Disiplinor i përfundon mandati, “Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë” hap garën, ftesë avokatëve për kandidim

    Njihuni me rregullat, Datën dhe Vendin ku do të zhvillohet provimi i Avokatisë / Njoftimi i rëndësishën nga DHASH

  • FactCheck
    Me kallash në prokurori/ Pamjet ekskluzive në “FactCheck”: Do ju vras

    Me kallash në prokurori/ Pamjet ekskluzive në “FactCheck”: Do ju vras

Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
WebLajm
Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
Home Aktualitet

“Ka marrë kërcënime”/ Avokati i Klea Prengës flet pas dorëzimit të motrave Berisha. Gjykata i liron

by Web News
October 18, 2024
in Aktualitet, TopNews
A A
0
“Ka marrë kërcënime”/ Avokati i Klea Prengës flet pas dorëzimit të motrave Berisha. Gjykata i liron
22
SHARES
64
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Klea Prengës ka folur dhe ka zbuluar se blogeria ndodhet  në gjendje të rënduar psikologjike.

Ai ka treguar se edhe pse dy motrat u dorëzuan në polici, (Pamjet nga WebLajm) nuk ka pasur asnjë tentativë për të komunikuar me të, teksa rrëfeu se Klea ka marrë vazhdimisht kërcënime.

Avokati theksoi se Dëmtimet në fytyrën e saj të shkaktuara nga dhuna e motrave Berisha, përcaktohen nga organet kompetente si shëmtim i përjetshëm.

“Blogerja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, është e tronditur. Dëmtimet përcaktohen si shëmtim i përjetshëm. Ka pasur edhe disa mesazhe pas ngjarjes që i ka kallëzuar.

Unë jam avokati i saj, i zonjës Klea që pak ditë pas ngjarjes, përfaqësimin e kam paraqitur në organin e akuzës. Nuk ka pasur asnjë përpjekje apo tentativë për të komunikuar dikush me mua apo me Klean. 

Kërcënimet kanë dy natyra, nëse kërcënimi ndodh post traume, impakti është më i rëndë”- tha avokati i saj në një intervistë për TN. 

Ndaj Mariela Berishës është caktuar masa e arrestit në shtëpi pasi ajo ka kujdestarinë e një fëmije të mitur dhe për Antonela Berishën masa detyrim paraqitje.

NJOFTIM PËR SHTYP

Referuar interesit të shfaqur mediatik, nëpërmjet disa komenteve dhe pamjeve filmike të shfaqura ditën e sotme, në disa portale/media on line, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e saj të arsyetuar, të datës 10.10.2024[1], ka caktuar ndaj dy personave nën hetim, masat e sigurimit në mungesë, të kërkuara nga Prokurori, në kushtet dhe në rrethanat kur ka rezultuar se ato nuk gjëndeshin nga organi proçedues, dhe thirrja, apo pyetja e tyre kishte qënë e pamundur, të paktën nga të dhënat që gjykata disponoi në aktet e sjella për gjykim nga Prokurori.

Gjykata, në vendimin e marrë prej saj, në datën 10.10.2024, ka vlerësuar nevojën e caktimit të këtyre masave të sigurimit, të kërkuara nga Prokurori, për të garantuar:

  1. Së pari që personet nën hetim, të vihen dhe të jenë në dispozicion të këtij hetimi dhe proçedimi penal, që është duke u zhvilluar aktualisht ndaj tyre;
  2. Së dyti, që ky proçedim penal, ky hetim paraprak, të mund të zhvillohet edhe nën praninë dhe dijeninë proçedurale të vetë personeve nën hetim, apo të avokatëve mbrojtës të zgjedhur prej vetë tyre, kjo në kuadër të një mbrojtje proçedurale efikase, në respektim të plotë me dispozitat e parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Kodin e Proçedurës Penale, si dhe në zbatim të plotë me Nenin 6 të KEDNJ, për një “Proçes të rregullt ligjor”.

Në datën 16.10.2024, është mbajtur proces-verbali për zbatimin e urdhërit të Prokurorisë për vendimin gjyqësor Nr. 2540 Akti, datë 10.10.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetaset nën hetim A. dhe M. Berishaj, proçes-verbal sipas të cilit rezulton se, dy personet nën hetim, janë paraqitur në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë duke u vetë-dorëzuar, në kuadër të këtij proçedimi penal që është duke u zhvilluar ndaj tyre.

Në datë 17.10.2024, ka mbërritur pranë Gjyqtares së hetimit paraprak, kërkesa e prokurorit me objekt:  “Marrjen në pyetje të personit të arrestuar”, parashikuar nga neni 248 i K.Pr.Penale.

Në datën 18.10.2024, është zhvilluar dhe ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor i “Marrjes në pyetje të personave të arrestuar”, parashikuar nga neni 248 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, me vendimin numër 2664, datë 18.10.2024, me vendimin e saj, të shpallur dhe të arsyetuar në mënyrë të përmbledhur, ditën e sotme, pasi ka dëgjuar palët e pranishme në séance, si dhe ka shqyrtuar të gjitha faktet, të dhënat, shpjegimet, qëndrimet, si dhe provat e paraqitura nga palët në këtë séancë gjyqësore:

Personia nën hetim, A. Berishaj, tha: ”Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qënë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjëndje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës.”

Avokatja, për personen nën hetim A. Berishaj, tha: “Ndihemi të keqardhura për gjithçka ka ndodhur. E pranojmë faktin penal, por A. nuk ka kryer veprime me asnjë qëllim për të dëmtuar dikë. Ajo ka ndërhyrë për të ndalur situatën dhe për të mbrojtur motrën e saj, e cila i ka kryer veprimet e saja në gjaknxehtësi e sipër. Asgjë nuk ka qënë, e planifikuar prej tyre. Nuk ka patur asnjë paramendim. Nuk ka patur asnjë qëllim për të dëmtuar fizikisht asnjeri. Ka qënë një incident i çastit. I momentit. Kërkojmë falje publike para Gjykatës, dhe shprehemi tërësisht pendues, duke qënë të gatshëm të përgjigjemi financiarisht për t’iu ndodhur viktimës në rehabilitimin e saj fizik.

Sa i përket veprimeve të A. mendojmë që nuk duhet të kualifikohen si fakt/ vepër penale, ndaj nuk ka asnjë arsye që ndaj saj të caktohet një masë sigurimi. Në të tilla kushte kërkojmë revokimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, për shtetasen A. Berishaj.”

Personia nën hetim, M. Berishaj, tha: ”Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmi 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë.”

Avokatja, për personen nën hetim M. Berishaj, tha: “Një masë sigurimi më të butë se ajo që ka kërkuar prokurori, pasi ajo është pa asnjë preçedent penal, nuk ka asnjë arsye dhe asnjë shkak për të përsëritur veprime të njëjta apo të ngjashme, shprehet thellësisht e penduar, e pranon faktin penal, është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me viktimën, i kërkon publikisht falje asaj, si dhe gjykatës, njëkohësisht është e gatshme ta ndihmojë financiarisht për të përballuar shpenzimet e nevojshme për rehabilitimin e plotë dhe përfundimtar të dëmtimeve fizike që ka pësuar viktima. Së fundi, por tepër e rëndësishme, ajo është nën e një fëmije të mitur 2 vjeç. Aktualisht është i vetmi person që mundet të kujdeset për të, dhe prania e nënës për një fëmi në këtë moshë është e domosdoshme.”

BAZA LIGJORE E ZBATUESHME

Neni 230 Kodi Procedures Penale
Kriteret e veçanta për caktimin e masës së arrestit në burg

(Ndryshuar fjalë në pikën 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017)
1. Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër
është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të
veprës dhe të pandehurit. …….

2. Nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të, ndaj një personi që ndodhet në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë ose që ka kaluar moshën shtatëdhjetë vjeç ose një personi toksikoman apo të alkoolizuar, për të cilin zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm.

3. Në rastet e parashikuara në pikën 2 arresti në burg mund të vendoset vetëm kur ka shkaqe të një rëndësie të veçantë për krimet që dënohen jo më pak në maksimum se dhjetë vjet burgim.

4. Të miturit nuk mund të arrestohen kur akuzohen për kundërvajtje penale.

Bazuar në të gjitha rrethanat e konstatuara dhe të verifikuara nga Gjykata në seancën e datës 18.10.2024, në kuadër të verifikimit dhe vlerësimit të kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit personal, duke marrë në konsideratë të gjitha rrethanat si më poshtë:

  • Në bazë të nenit 230/2 të K.Pr.Penale, parashikohet: “2. Nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të, …..”
  • M. Berishaj, është nënë e një fëmije të mitur, vetëm 2 (dy) vjeç. Kujdestarinë e fëmijës së saj e ka dhe mundet ta ushtrojë vetëm ajo, askush tjetër. – Konventa Europiane për të Drejtat e Fëmijëve; Kodi i Familjes; Shiko nenin 230, pika 2 e Kodit të Proçedurës Penale: “2. Nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të, ….”
  • Personet nën Hetim, janë vetë-dorëzuar në Polici, në datën 16.10.2024. Në konsultim edhe me avokaten mbrojtëse, personet nën hetim, me vullnet dhe vetëdije të plotë kanë vendosur të vetë dorëzohen, dhe të përballet me përgjegjësitë ligjore, me proçedurat dhe me organin proçedues, në kuadër të këtij proçedimi penal në ngarkim të tyre.
  • Të dyja personet nën hetim, si dhe avokatja mbrojtëse e tyre, të ndodhura përpara gjykatës, kanë mbajtur qëndrim pohues dhe pendues ndaj akuzës penale për të cilën ato janë aktualisht të dyshuara. Ato shprehen të keqardhura, kërkojnë ndjesë publike për çfarë ka ndodhur, si dhe janë shprehur se, janë tërësisht të gatshme për të përmirësuar dhe normalizuar marrëdhëniet me të dëmtuarën/viktimën e kësaj vepre penale, duke iu ndodhur edhe me përballimin e kostove financiare në kuadër të rehabilitimit të plotë të dëmtimit të saj fizik. Mjafton që kjo gjë të pranohet dhe të lejohet edhe nga ana e viktimës.
  • Bazuar në të gjitha provat e administruar nga Gjykata, nuk provohet dhe nuk rezulton që asnjëra nga dy personen nën hetim, të jenë larguar, të kenë kaluar territorin apo kufirin shqiptar, apo të janë apo të jenë fshehur në një vend-qëndrim apo adresë tjetër, të ndryshme nga ajo e deklaruar prej vetë tyre në seancë gjyqësore përpara gjykatës.
  • Po kështu, nuk rezulton të ketë një raport të mbajtur nga oficerë të policisë gjyqësore, për ndonjë kontroll të ushtruar pikërisht ndaj tyre në këtë adresë/banesë; e pikërisht në këtë adresë ato të jenë verifikuar dhe të mos jenë gjetur.
  • Nuk ekziston rreziku i ikjes, apo i shmangies nga gjykimi (tashmë), në kushtet kur personet në hetim janë vetë dorëzuar për të qënë në dispozicion të këtij gjykimi dhe proçedimi penal në vijim.
  • Për të dyja personet nën hetim, tashmë janë marrë të dhëna të plota, dhe të sakta, lidhur me identifikimin e plotë të tyre, lidhur me vendbanimin e saktë të tyre, me të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e tyre familjare, si dhe me qëndrën e punës së shtetases A. Berishaj, deklaruar prej vetë tyre në seancë gjyqësore.

            Gjykata çmon se, bazuar dhe argumentuar në gjithë sa më sipër arsyetohet në këtë vendim, nevojitet zëvendësimi i masës shtrënguese personale me qëllim për të garantuar maksimalisht vendimin përfundimtar, si dhe një dënim eventual në lidhje me këtë çështje penale (Vendimi Unifikues KBGJL); kjo pasi çdo masë tjetër nuk do t’i përgjigjej dhe nuk do të ishte proporcionale përkundrejt nevojave konkrete dhe aktuale të sigurimit.

            Të gjitha këto rrethana tregojnë se masa e arrestit në burg, e konsideruar tashmë si nga ligji, ashtu edhe nga e gjithë praktika gjyqësore e konsoliduar si një masë përjashtimore, është jo-proporcionale për t’u aplikuar në rastin konkret. Mbi të gjitha referuar faktit që personia nën hetim M. Berishaj, është nënë dhe kujdestare e fëmijës së saj të mitur, aktualisht vetëm 2 (dy) vjeç[2].

            Në të tilla kushte dhe rrethana, Gjykata vlerëson se nevojat e sigurimit mund të përmbushen edhe nëpërmjet aplikimit të masave të tjera më pak shtrënguese, të cilat krijojnë një balancë të drejtë ndërmjet nevojave të sigurimit nga njëra anë dhe lirive dhe të drejtave të njeriu nga ana tjetër.

            Gjykata çmon se, bazuar dhe argumentuar në gjithë sa më sipër arsyetohet në këtë vendim, nevojitet vënia e një mase shtrënguese personale,  ajo e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj persones nën hetim M. Berishaj, pasi çdo masë tjetër nuk do t’i përshtatej plotësisht nevojave konkrete dhe aktuale të sigurimit.

Në këto kushte, Gjykata e konsideron të kryer konform ligjit/ nenit 248 të K.Pr.Penale: ”Marrjen në pyetje të personit të arrestuar”, për dy personet nën hetim, duke konstatuar ndryshimin e kushteve bazuar në të cilat Gjykata ka vendosur lidhur me masën e sigurimit ”Arrest në burg” në mungesë, caktuar ndaj persones nën hetim M. Berishaj.

Sakaq, bazuar në gjithë sa më sipër, Gjykata ka konkluduar për miratimin e masës së sigurimit personal të caktuar ndaj persones nën hetim A. Berishaj, e caktuar ndaj saj me vendimin Nr. 2540, datë 10.10.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke e gjetur këtë masë sigurimi proporcionale dhe të arsyeshme si me rrethanat e faktit, me sjelljen e persones nën hetim, sikurse edhe me nevojat aktuale të sigurimit në kuadër të këtij proçedimi penal.

PËR  KËTO  ARSYE :

Gjykata, bazuar në nenin  248, 249, 228, 229, 230/2, 234, 237 të K.Pr.Penale, si dhe në zbatim të Vendimit Unifikues nr. 1, datë 08.01.2009, në zbatim të Vendimit Nr. 5/2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si dhe në zbatim të Vendimit Unifikues të KBGJL Nr. 7/2011, Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë,

V E N D O S I :

  1. Kryerjen e “Marrjes në pyetje të personeve të arrestuara”.
  2. Komunikimin e dy të arrestuarave/ personeve nën hetim me masën e sigurimit personal të caktuar ndaj tyre me vendimin Nr. 2540 Akti, datë 10.10.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
  3. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së arrestit si të ligjshme.
  4. Miratimin e masës së sigurimit personal të caktuar ndaj persones nën hetim A. Berishaj, me vendimin Nr. 2540 Akti, datë 10.10.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
  5. Konstatimin e nevojave të sigurimit si të ndryshuara, duke zëvendësuar masën e sigurimit personal të caktuar me vendimin Nr. 2540 Akti, datë 10.10.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për personen nën hetim M. Berishaj, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 88 – 25  i K. Penal.
  6. Detyrohet personia nën hetim M. Berishaj, të qëndrojë duke mos u larguar nga banesa e saj, ndodhur në adresën: Rruga ., Pallati ., Hyrja ., Kati., Tiranë, e regjistruar pranë Njësisë Administrative Nr. ., Zyra e Gjëndjes Civile ., Bashkia Tiranë, banesë në të cilën jeton me fëmijën e saj të mitur. 
  7. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa e saj, e përcaktuar në këtë vendim të Gjykatës.
  8. Ekzekutimi dhe mbikqyrja e vazhdueshme, e pandërprerë, e kësaj mase sigurimi, në zbatim të vendimit të Gjykatës, do të kryhet nga Prokurori, nëpërmjet Policisë Gjyqësore, të cilët kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë respektimin  dhe zbatimin e urdhërave të përcaktuara në këtë vendim gjyqësor – neni 237 i K.Pr.Penale.
  9. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i persones nën hetim, duke e shoqëruar atë në banesën e saj ku është caktuar të qëndrojë, bazuar në këtë vendim gjyqësor, nëse nuk mbahet e arrestuar, e ndaluar, nën ndonjë masë tjetër sigurimi personal, apo e dënuar për llogari të ndonjë vepre apo proçedimi tjetër penal.
  10. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e menjëhershëm të këtij vendimi.
  11. Shpenzimet proçeduriale si dhe ato gjyqësore sikurse janë kryer.
  12. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.
  13. U shpall në Tiranë, sot më dt. 18.10.2024.

Tags: antonelaberishaburgdhuneKleaPrengamarielaberishapolicia
Share9Tweet6Send
Web News

Web News

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Në modë
  • Comments
  • Të fundit

“Sarile”, rekord në rrjet! Fjalë Rumune, Shqip përkthehet Kërcej

November 28, 2023
Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

June 16, 2025
Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

February 11, 2025
Trotuare dhe Parkime të ZAPTUARA / Policia Bashkiake aksion masiv

Trotuare dhe Parkime të ZAPTUARA / Policia Bashkiake aksion masiv

May 23, 2025
Skandali me shitjen e Diplomave False / Arrestohet Pronari dhe Administratori i Kolegjit Universitar WISDOM, skema nga Tirana në Itali. Zyrtari Shqiptar 2000 euro çantë Luis Viton, në dosje ish Ministri

5

Skandali me Sterilizimin, lindjet natyrale u llogariten si lindje me operacion! 400 milion në vit u rrit kosto

3
Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet / DOKUMENTI

Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet / DOKUMENTI

3
aeroporti i vlores

Përplasjet në Aeroportin e Vlorës / WebLajm zbardh Vendimin e Gjykatës: Pacollit i hiqet e drejta e votës

3
Rishfaqet pas 6 muajsh Lulzim Basha / Në SPAK për 21 Janarin. PAMJET

Rishfaqet pas 6 muajsh Lulzim Basha / Në SPAK për 21 Janarin. PAMJET

October 30, 2025
Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

October 30, 2025
Ekskluzive / Si i kamufluan trafikantët armët në furgon me logo Mirëmbajtie Rrugore. PAMJET

Ekskluzive / Si i kamufluan trafikantët armët në furgon me logo Mirëmbajtie Rrugore. PAMJET

October 30, 2025

7 komisariate me shefa të rinj / Njihuni me lëvizjet e firmosura nga Proda

October 29, 2025
WebLajm

Copyright © WebLajm

Navigate Site

  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
  • Home
  • Aktualitet
  • Politikë
  • CityNews
  • Ekonomi
  • Sport
  • Foto Lajm
  • Opinion
  • Sondazh
  • Kerko Gjej
  • Social News
  • Info Utilitare
  • FactCheck

Copyright © WebLajm