• Të fundit
  • Të gjitha
72% e mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet/ Shumë trafik dhe ndotje, cilat janë rrugëzgjidhjet

72% e mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet/ Shumë trafik dhe ndotje, cilat janë rrugëzgjidhjet

January 26, 2025
Ndiq Live seancën Veliaj: Kjo seancë historike, jo gjykim për një vend pune

Ndiq Live seancën Veliaj: Kjo seancë historike, jo gjykim për një vend pune

October 31, 2025
Rishfaqet pas 6 muajsh Lulzim Basha / Në SPAK për 21 Janarin. PAMJET

Rishfaqet pas 6 muajsh Lulzim Basha / Në SPAK për 21 Janarin. PAMJET

October 30, 2025
Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

October 30, 2025
Ekskluzive / Si i kamufluan trafikantët armët në furgon me logo Mirëmbajtie Rrugore. PAMJET

Ekskluzive / Si i kamufluan trafikantët armët në furgon me logo Mirëmbajtie Rrugore. PAMJET

October 30, 2025

7 komisariate me shefa të rinj / Njihuni me lëvizjet e firmosura nga Proda

October 29, 2025
Të rinjtë shqiptarë duan paga 800 – 1200 Euro

Si po zhduken Zanatet dhe mjeshtrat duar artë

October 29, 2025
1610 familje dalin nga errësira / OSHEE siguron fonde për faturën e dritave

1610 familje dalin nga errësira / OSHEE siguron fonde për faturën e dritave

October 28, 2025
E vrava se më shante e bullizonte / Flet autori i krimit tek Komuna e Parisit. PAMJET

E vrava se më shante e bullizonte / Flet autori i krimit tek Komuna e Parisit. PAMJET

October 28, 2025
Ekskluzive/Gjyqtarët Kushtetues kërkojnë rrijtje page deri në 773 mijë lekë, WebLajm zbardh kërkesën

Veliaj më 31 Tetor i pranishëm në Kushtetuese / Burgjet marrin njoftimin ta shoqërojnë në gjykatë. Seanca LIVE

October 28, 2025
aeroporti i vlores

Përplasjet në Aeroportin e Vlorës / WebLajm zbardh Vendimin e Gjykatës: Pacollit i hiqet e drejta e votës

October 28, 2025
Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë me portë digjitale

Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë me portë digjitale

October 27, 2025
Ekskluzive / TEG, Kodra e Diellit, Selitë e Berzhitë – zonat ku “Rrumi” nisi skemën e tjetërsimit të pronave

Ekskluzive / TEG, Kodra e Diellit, Selitë e Berzhitë – zonat ku “Rrumi” nisi skemën e tjetërsimit të pronave

October 25, 2025
  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact
Friday, October 31, 2025
WebLajm
  • Home
  • Aktualitet
    Ndiq Live seancën Veliaj: Kjo seancë historike, jo gjykim për një vend pune

    Ndiq Live seancën Veliaj: Kjo seancë historike, jo gjykim për një vend pune

    Rishfaqet pas 6 muajsh Lulzim Basha / Në SPAK për 21 Janarin. PAMJET

    Rishfaqet pas 6 muajsh Lulzim Basha / Në SPAK për 21 Janarin. PAMJET

    Ekskluzive / Si i kamufluan trafikantët armët në furgon me logo Mirëmbajtie Rrugore. PAMJET

    Ekskluzive / Si i kamufluan trafikantët armët në furgon me logo Mirëmbajtie Rrugore. PAMJET

    7 komisariate me shefa të rinj / Njihuni me lëvizjet e firmosura nga Proda

    E vrava se më shante e bullizonte / Flet autori i krimit tek Komuna e Parisit. PAMJET

    E vrava se më shante e bullizonte / Flet autori i krimit tek Komuna e Parisit. PAMJET

    Ekskluzive/Gjyqtarët Kushtetues kërkojnë rrijtje page deri në 773 mijë lekë, WebLajm zbardh kërkesën

    Veliaj më 31 Tetor i pranishëm në Kushtetuese / Burgjet marrin njoftimin ta shoqërojnë në gjykatë. Seanca LIVE

    Ekskluzive / TEG, Kodra e Diellit, Selitë e Berzhitë – zonat ku “Rrumi” nisi skemën e tjetërsimit të pronave

    Ekskluzive / TEG, Kodra e Diellit, Selitë e Berzhitë – zonat ku “Rrumi” nisi skemën e tjetërsimit të pronave

    Avokati Ferdinand Doja në krye të Disiplinës së “Togave të Zeza”

    Përfundon greva e avokatëve – Dhoma e Avokatisë njofton rikthimin në gjyqe e procese hetimore / VENDIMI

    Karkalecat në qelinë e Dumanit 1 java para konsumit / Zbulohet kush i futi – SPAK: “Çështje e Burgjeve”

    Karkalecat në qelinë e Dumanit 1 java para konsumit / Zbulohet kush i futi – SPAK: “Çështje e Burgjeve”

  • Politikë
    Luftë brenda partive për vota preferenciale/ Kandidatët kërkojnë nga KQZ pamjet filmike

    Rezultatet e Votimit në 5 Bashki do ti besohen Inteligjencës Artificiale, Projekti Pilot i KQZ

    PD rendit 7 shkelje dhe kërkon shkarkimin e Presidentit. Reagon BEGAJ: Pretendimet e pavërteta

    Ekskluzive/Gjyqtarët Kushtetues kërkojnë rrijtje page deri në 773 mijë lekë, WebLajm zbardh kërkesën

    Ska zgjedhje në Tiranë më 9 Nëntor – Kushtetuesja pezullon dekretin e Presidentit. Seanca Veliaj më 31 Tetor

    PS prezanton 6 kandidatët / Gjeneral Sakos i besohet kandidimi për Kryebashkiak në vendlindje

    PS prezanton 6 kandidatët / Gjeneral Sakos i besohet kandidimi për Kryebashkiak në vendlindje

    Tirana, e pesta më e shtrenjta në Europë për të blerë apartament, pritet sërish rritje

    Njihuni me Ministrat dhe Deputet që do ju kërkojnë votat në lagjet e Tiranës

    Përdorimi i aseteve publike dhe administratës në FUSHATË! KQZ bllokon aktivitetet e 2 Ministrive dhe 5 Bashkive. Kryesojnë Lushnja, Cerriku, Gjirokastra, Korça

    6 Bashki në zgjedhje / Shqiptarët do paguajnë 3 milion euro nga xhepi

    Aruba hyn në parlament / PD kërkon Interpelancë me Kryeministrin RAMA – weblajm zbardh 5 pyetjet

    Aruba hyn në parlament / PD kërkon Interpelancë me Kryeministrin RAMA – weblajm zbardh 5 pyetjet

    Gjykata Kushtetuese rrëzon tatimin 15% për profesionet e lira / Vendimi i Plotë

    Veliaj kundërshton në gjykatë shkarkimin: Kushtetuta mbi ligjin!  Shorti përzgjedh relatore Sonila Bejtja

    Ligji Antiduhan i djeg karrierën zv.Ministrit, vegjetonte në zyrë, me cigare në restorant. Koçiu: Shkelje me dashje e ligjit

    Ligji Antiduhan i djeg karrierën zv.Ministrit, vegjetonte në zyrë, me cigare në restorant. Koçiu: Shkelje me dashje e ligjit

  • CityNews
    Mbi dy dekada moçalishtë / IMT dhe Policia Bashkiake prishin rrethimin. Komunës i shtohet lulishte

    Mbi dy dekada moçalishtë / IMT dhe Policia Bashkiake prishin rrethimin. Komunës i shtohet lulishte

    PD në gjurmët e Romës së Beppe Grillo / Në garë me Florjan BINAJ për Tiranën

    PD në gjurmët e Romës së Beppe Grillo / Në garë me Florjan BINAJ për Tiranën

    Me 50 vota / Erion Veliaj shkarkohet nga posti Kryebashkiakut

    Me 50 vota / Erion Veliaj shkarkohet nga posti Kryebashkiakut

    Makina të braktisura,  Policia Bashkiake aksionin masiv në Tiranë / FOTO

    Makina të braktisura, Policia Bashkiake aksionin masiv në Tiranë / FOTO

    Lirimi i Trotuareve / Policia Bashkiake ultimatum për Kioskat: Hiqini ose i marrim forcërisht

    Lirimi i Trotuareve / Policia Bashkiake ultimatum për Kioskat: Hiqini ose i marrim forcërisht

    Rama i beson PS e Vlorës, Klevis Kasos – Nga sot kryetar i Partisë në Kryeqytetin e Turizmit

    Në ethet e kërkesave për dorëheqje dhe kritikat për menaxhimim e Tiranës, Rama rikthehet në Kryeqytet

    Policia Bashkiake merr kontrollin e terrirtorit. WhatsUp i dedikuar për shkeljet rrugore: Denonco me foto/pamje dhe location 📞 +355 68 950 0030

    Kthyen “Air Albanian” në bar kafe, birrari e qofte. Policia Bashkiake heq zaptuesit

    Kthyen “Air Albanian” në bar kafe, birrari e qofte. Policia Bashkiake heq zaptuesit

    Krahu i djathtë i të Komanduarës në Bashkinë Tiranë / Kontrabandist cigaresh. SPAK i nxjerr masë sigurie por ai vijon firmos për….. VENDIMI I GJKKO

  • Ekonomi
    aeroporti i vlores

    Përplasjet në Aeroportin e Vlorës / WebLajm zbardh Vendimin e Gjykatës: Pacollit i hiqet e drejta e votës

    Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë me portë digjitale

    Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë me portë digjitale

    Harta e Re e çmimit të Pronave / Bregdeti nis nga 2000 euro/m2 – Fushë Arrëz pronat më të lira

    ndertime ne tirane, shqiperi

    Rivlersimi Pronave me 5 %, aplikimet nisin pas afro 50 ditë

    Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

    Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

    TlA mirëpret Forumin Europian të Lidershipit dhe Burimeve Njerëzore të ACI Europe

    TlA mirëpret Forumin Europian të Lidershipit dhe Burimeve Njerëzore të ACI Europe

    TIA inaguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

    TIA inaguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Pas pjeshkëve / Kroacia bllokon tonelata Speca djegs nga shqipëria. Janë me pesticide të rrezikshme / dokumenti

    Pas pjeshkëve / Kroacia bllokon tonelata Speca djegs nga shqipëria. Janë me pesticide të rrezikshme / dokumenti

  • Sport
    Mungon RAMA / Kombëtarja mposht Serbinë 0-1. Foto-Pamje

    Mungon RAMA / Kombëtarja mposht Serbinë 0-1. Foto-Pamje

    WebLajm zbardh dosjen, mesazhet e mashtruesit Florian Gjergji “Jam Taulant Balla, dua 100 mijë….”

    Ronaldo miliarderi i parë në Futboll / Pasuria arrin 1.4 miliard $

    Presidenti në qeli, dështon shitja e ekipit të futbollit Lushnjar

    Presidenti në qeli, dështon shitja e ekipit të futbollit Lushnjar

    Ekskluzive/ Renea, Antiterrori dhe Forcat Speciale, Ekipi i Sigurisë për Kuq e Zinjtë në Euro 2024

    Tregu i mbushur me veshje false të kombëtares / Kapen Kostume e Fanella me logon “Macron”. Dokumenti

    Rey Manaj “mërzit” Prokurorinë e Posaçme

    Rey Manaj “mërzit” Prokurorinë e Posaçme

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, nis bllokimi i rrugëve. Hyrja në stadium 150 min përpara / Policia në Alert

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, nis bllokimi i rrugëve. Hyrja në stadium 150 min përpara / Policia në Alert

    Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë për të organizuar finalet Euro 2027 për U-21

    Ekskluzive / Pas “Qemal Stafës” dhe “Dinamos”, drejt stadiumit me kullë Korça, Durrësi dhe Vlora

    Shqipëri-Serbi në treg të zi deri 1000 euro / Nisin arrestimet

    Shqipëri-Serbi në treg të zi deri 1000 euro / Nisin arrestimet

    Hapet procesi për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku mund të aplikoni

    Hapet procesi për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku mund të aplikoni

  • Foto Lajm
    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Vrasja në Fier, sfumon operacionin ndaj Bixhozit. Kamerat filmojnë atentatin

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

  • Opinion
    Kur një Ministër i Drejtësisë GËNJEN / “FactCheck” ligji 7501

    Kur një Ministër i Drejtësisë GËNJEN / “FactCheck” ligji 7501

    KUR VONESA E DREJTËSISË BËHET VRASËSE

    KUR VONESA E DREJTËSISË BËHET VRASËSE

    KANDIDATI❗️

    KANDIDATI❗️

    Kandidati i munguar i opozitës, nga shoqëria civile dhe ushtarake❗️

    Dita e dytë e seancës në Apel, Kryebashkiaku Veliaj: Të ftohen mediat në sallë, jam ende në detyrë. Vendimi nesër

    Lal u kry!

    Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

    Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

  • Sondazh
  • Kerko Gjej
    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    WIZZ AIR PILOT ACADEMY ORGANIZON OPEN DAY NË TIRANË MË 27 SHTATOR

    WIZZ AIR PILOT ACADEMY ORGANIZON OPEN DAY NË TIRANË MË 27 SHTATOR

    Përmes dijes, çdo hap është një mundësi për t’u bërë i suksesshëm në jetë…

    Përmes dijes, çdo hap është një mundësi për t’u bërë i suksesshëm në jetë…

    Home

    Bëhu pjesë e kompanisë EUROELEKTRA, Njihu me mundësitë e Punësimit

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

    Qendra e vetme tregtare ne rivierën shqiptare. 20 njësi tregtimi dhe shërbimesh

    Galeria by TEG, një qendër tregtare me pamje nga deti Jon! Në shërbim të turistëve e banorëve

  • Social News
    Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

    Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

    Të rinjtë shqiptarë duan paga 800 – 1200 Euro

    Si po zhduken Zanatet dhe mjeshtrat duar artë

    1610 familje dalin nga errësira / OSHEE siguron fonde për faturën e dritave

    1610 familje dalin nga errësira / OSHEE siguron fonde për faturën e dritave

    Ikona e Automobilave Italian preznaton modelin Elektrik / shitet për gjys milion euro

    Ikona e Automobilave Italian preznaton modelin Elektrik / shitet për gjys milion euro

    Diella bëhet me fëmijë / Lind Melisa, Roboti që mahnit Durrësakët

    Diella bëhet me fëmijë / Lind Melisa, Roboti që mahnit Durrësakët

    Treni niset në 2028 – Zv.Ministrja zbardh afatet për linjën elektrike

    Treni niset në 2028 – Zv.Ministrja zbardh afatet për linjën elektrike

    Transporti publik drejt autobuzëve pa shofer – risia nga Spanja

    Transporti publik drejt autobuzëve pa shofer – risia nga Spanja

    Kriza e Naftës! Shqipëria projekt me panele diellore 45 vite më parë. Subvencion për famijet,       Foto / Pamje

    Kriza e Naftës! Shqipëria projekt me panele diellore 45 vite më parë. Subvencion për famijet, Foto / Pamje

    Si je? Jam Kryebashkiaku i Vlorës, më duhen 35 mijë euro. SMS në telegram që alarmoi biznesmenin e Hidrosanitareve

    Inteligjenca Artificiale bën shqiptarët për vete, ChatGPT app më i shkarkuar në telefon

  • Info Utilitare
    Turizmi 2024, “frika” e një rekordi të ri  

    Turizmi dhe Shërbimet e Avancuara për tregun e mjeteve me qira, Njihuni me Book N’Ride

    Albsig të asiston pas çdo dëmi dhe të dëmshpërblen në kohë rekord

    Albsig të asiston pas çdo dëmi dhe të dëmshpërblen në kohë rekord

    5 pyetje që duhet t’i bësh vetes para se të marrësh kredi!

    5 pyetje që duhet t’i bësh vetes para se të marrësh kredi!

    Sigurimi i nxënësve – Kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij / nga Albsig

    Sigurimi i nxënësve – Kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij / nga Albsig

    5 vite WIZZ AIR në Tiranë  / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

    5 vite WIZZ AIR në Tiranë / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

    Komitetit Disiplinor i përfundon mandati, “Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë” hap garën, ftesë avokatëve për kandidim

    Njihuni me rregullat, Datën dhe Vendin ku do të zhvillohet provimi i Avokatisë / Njoftimi i rëndësishën nga DHASH

  • FactCheck
    Me kallash në prokurori/ Pamjet ekskluzive në “FactCheck”: Do ju vras

    Me kallash në prokurori/ Pamjet ekskluzive në “FactCheck”: Do ju vras

Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
WebLajm
Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
Home Aktualitet

72% e mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet/ Shumë trafik dhe ndotje, cilat janë rrugëzgjidhjet

by Web News
January 26, 2025
in Aktualitet
A A
0
72% e mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet/ Shumë trafik dhe ndotje, cilat janë rrugëzgjidhjet
16
SHARES
46
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fund të vitit të kaluar, u hap për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës. Ndërtimi i saj, që pritet të përfundojë plotësisht brenda gjysmës së parë të këtij viti, shpresohet t’i japë pjesërisht frymëmarrje qarkullimit të automjeteve në kryeqytet dhe të pakësojë bllokimin e trafikut.

Megjithatë, eksperienca që po përjetojnë drejtuesit e mjeteve në pikat e hyrjes dhe sidomos të daljes nga Unaza për në zonat rezidenciale të Tiranës nuk ka ndryshuar shumë, me radhë të gjata trafiku sidomos në oraret e pikut.

Hyrja e mjeteve drejt brendësisë së lagjeve të banimit duket se vazhdon të shoqërohet me një efekt “hinkë”, për shkak të ngushtimit të rrugëve.

Infrastruktura e zonave të banimit është pamjaftueshme dhe nuk është zhvilluar në proporcion me volumin e ndërtimeve dhe me rritjen e numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Kjo situatë dëshmon se as një vepër e rëndësishme, si Unaza e Madhe, nuk i zgjidh plotësisht problemet e lëvizshmërisë së automjeteve në Tiranë, për shkak të mangësive në modelin e zhvillimit urban të qytetit.

Në Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të hedhur për konsultim publik, qeveria shqiptare synon të adoptojë disa masa, që kanë si qëllim bazë uljen e përdorimit të karburantit dhe të ndotjes së mjedisit.

Një nga masat e propozuara në plan është edhe caktimi i taksave të qarkullimit dhe kufizimi i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara të javës, sipas targës së makinës.

Pika të tjera të strategjisë së propozuar janë studimet për eliminimin e mbivendosjeve të linjave në itineraret e tyre, përdorimi i teknologjive të reja si “Sistemet e Transportit Inteligjent” dhe “Logjistika Inteligjente” për të ndihmuar në menaxhimin efikas të sistemeve të transportit, promovimi i transportit rrugor publik të udhëtarëve, fushatat e ndërgjegjësimit publik; përgatitja e një plani optimal parkimi dhe caktimi i tarifave optimale të parkimit, veçanërisht në nyjat kryesore të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave.

Plani i veprimit parashikon edhe objektiva me natyrë të përgjithshme dhe të padetajuar në një nivel shumë konkret, si përdorimi i automjeteve me eficiencë energjie, përmirësimi i cilësisë së rrugëve, apo reduktimi i nevojave për lëvizshmërinë dhe distancave me anë të planifikimit të integruar. Masat e mësipërme planifikohen për t’u zbatuar në horizontin kohor 2025-2026.

Ndalimi i qarkullimit të automjeteve me rotacion ditor, sipas numrit të targës, nuk është një risi dhe aplikohet në vende të ndryshme, për të ulur ngarkesën e trafikut dhe ndotjen e ajrit në metropolet e tyre.

Megjithatë, përdoruesit e mjeteve tentojnë të gjejnë zgjidhje për t’i anashkaluar këto kufizime. Një shembull është zotërimi i dy automjeteve familjare me targa tek/çift, për të mund të qarkulluar pa kufizime.

Në një skenar të tillë, gjasat janë që të kemi një shtim të numrit të makinave më të vjetra dhe më ndotëse, sidomos në vende si Shqipëria, ku pjesa dërrmuese e familjeve e kanë të vështirë të përballojnë blerjen e makinave më të reja.

Numri i mjeteve, Shqipëria ende poshtë niveleve të BE-së

Mbështetur në të dhënat më të fundit të regjistrit të mjeteve, nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deri më datë 30 qershor 2024, në Shqipëri rezultonin të regjistruara afërsisht 915 mijë mjete aktive.

Afërsisht 81% e tyre janë autovetura. Kjo do të përkthehej në një numër prej rreth 381 automjetesh për një mijë banorë.

Po të krahasojmë këtë shifër me të dhënat më të fundit të Eurostat për vendet e rajonit (viti 2023), Shqipëria ka kaluar shumicën e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke përjashtuar vetëm Malin e Zi që e ka këtë tregues pak më të lartë.

Shifrat duhen marrë me disa rezerva, sepse në rastin e vendeve të rajonit, ato bazohen në vlerësime të Eurostat dhe jo domosdoshëmrisht numri i përgjithshëm i popullsisë për vendet përkatëse është i përditësuar me një Cens të vonë, si në rastin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023, Kosova kishte 205 automjete për 1000 banorë; Maqedonia e Veriut, 303 automjete për 1000 banorë; Bosnjë-Hercegovina 306 automjete për 1000 banorë; Serbia 362 automjete për 1000 banorë dhe Mali i Zi, 393 automjete për 1000 banorë.

Shqipëria dhe rajoni ynë janë ende larg niveleve mesatare të Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, për vitin 2023, BE-ja kishte mesatarisht 570 mjete të regjistruara për 1000 banorë.

Niveli më i ulët në vendet e BE-së është ai i Letonisë, me 418 mjete për 1000 banorë dhe i Rumanisë, me 425 mjete për 1000 banorë, ndërsa më i larti në Itali, me 694 automjete për 1000 banorë dhe në Luksemburg, me 675 automjete për 1000 banorë.

Pra, të dhënat krahasuese tregojnë se shkallën e zotërimit të automjeteve, Shqipëria ngelet ende mbrapa, qoftë edhe vendeve me nivelin më të ulët në BE.

Nga ana tjetër, megjithatë, numri i automjeteve të reja të regjistruara është në rritje. Sipas DPSHTRR, për të gjithë vitin 2024 në Shqipëri u regjistruan për herë të parë më shumë se 99 mijë automjete.

Krahasuar me një vit më parë, numri i automjeteve të regjistruara është rritur me 27%, çka tregon se numri i përgjithshëm i mjeteve ka një tendencë në rritje.

Nëse i referohemi shkallës së zotërimit të automjeteve për kryeqytetin, raporti në rastin e Shqipërisë është më i lartë krahasuar me mesataren kombëtare. Më shumë se një e treta e mjeteve aktive janë regjistruar në Drejtorinë Rajonale të Tiranës.

Sipas të dhënave të DPSHTRR, deri në mesin e vitit 2024, në kryeqytet qarkullonin afërsisht 320 mijë automjete aktive, për një popullsi prej rreth 758 mijë banorësh (sipas Censit 2023).

Kjo përkthehet në një shkallë të zotërimit të automjeteve prej 422 për 1000 banorë.

Megjithëse më e lartë në raport me mesataren kombëtare, sidoqoftë kjo shifër ngelet larg niveleve më të larta të zotërimit të automjeteve në vendet e BE-së, ndërsa diferenca vlerësohet të jetë edhe më e madhe krahasuar me kryeqytetet apo metropolet e tjera të vendeve përkatëse.

72% e mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

Kur flitet për efektin e automjeteve në ndotjen e mjedisit, një faktor kyç është teknologjia dhe vjetërsia e tyre.

Nga ky këndvështrim, të dhënat tregojnë se Shqipëria ka një moshë mesatare të lartë të automjeteve në qarkullim dhe ky është një parakusht i rëndësishëm në nivelin e ndotjes së ajrit prej tyre.

Sipas DPSHTRR, mosha mesatare e mjeteve që përdoren në Shqipëri është mjaft e lartë.

Në mesin e vitit të kaluar, 71.5% e mjeteve aktive rezultonin më të vjetra se 15 vjet, sipas vitit të prodhimit. 20% e mjeteve kanë një vjetërsi në intervalin 9-15 vjet, 4.5% kanë një vjetërsi në intervalin 5-8 vjet dhe vetëm 4% janë më të reja se 4 vjet.

Ndërkohë, po t’u referohemi të dhënave krahasuese të Eurostat (të disponueshme deri në fund të vitit 2023), Shqipëria është vendi me peshën më të madhe të automjeteve të vjetra më shumë se 20 vjet ndaj totalit të tyre.

Ky nivel për Shqipërinë ishte 42%, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 41% i një viti më parë. Pesha e makinave të vjetra në Shqipëri është më e lartë krahasuar me të gjitha vendet fqinje të Rajonit.

Vendi më afër Shqipërisë është Bosnjë-Hercegovina, me 37.8%, i ndjekur nga Serbia, me 35.3%. Përqindja më e ulët e automjeteve të vjetra raportohet në Kosovë, me 27.3%.

Në Bashkimin Europian, niveli më i ulët regjistrohet në Danimarkë, ku vetëm 5.6% e mjeteve janë më të vjetra se 20 vjet.

Përveç faktit që mosha e makinave në Shqipëri është e lartë, pjesa dërrmuese e tyre përdorin si lëndë djegëse naftën (gazoilin), karburant që ka ndikim më të madh në ndotjen e ajrit krahasuar me benzinën apo GLN-në.

Sipas shifrave të DPSHTRR, 73% e autoveturave të regjistruara deri në mesin e vitit 2024 përdornin si lëndë djegëse naftën.

Shqipëria aplikon një sistem të taksimit të mjeteve të përdorura të diferencuar në bazë të lëndës djegëse dhe që rritet në mënyrë progresive me vjetërsinë e mjetit.

Megjithatë, duke parë përqindjen e lartë të makinave të vjetra, ky mekanizëm deri tani duket se nuk ka qenë një stimul i mjaftueshëm për të nxitur më shumë shqiptarët drejt automjeteve të reja. Taksat më të larta për makinat e vjetra duket se nuk i balancojnë dot përfitimet nga çmimi më i lirë i tyre.

Studimet kanë treguar se në përgjithësi individët janë më të ndjeshëm ndaj kostove fillestare, sesa ndaj atyre periodike; ata priren të blejnë një makinë më të vjetër dhe që kushton më lirë, kundrejt një makine që mund të kushtojë më shtrenjtë, por që do të mundësonte shpenzime më të ulëta përdorimi të shtrira në kohë.

Veç diferencimit në taksa dhe përjashtimit prej tyre për makinat e reja deri në tre vjet, Shqipëria nuk ofron subvencione direkte për t’i nxitur qytetarët të investojnë në automjete të reja dhe sidomos drejt atyre me ndikim më të ulët në mjedis, siç mund të jenë mjetet hibride apo elektrike.

Vetëm 3.1% e automjeteve të regjistruara në 2024 ishin elektrike

Në veçanti, numri i mjeteve elektrike në përdorim në Shqipëri ngelet në përmasa modeste. Sipas të dhënave të DPSHTRR, vitin e kaluar në Shqipëri u regjistruan 3127 automjete elektrike, në rritje me 72% krahasuar me një vit më parë.

Automjetet elektrike përbënin 3.1% të numrit të automjeteve të reja të regjistruara, nga 2.3% në vitin 2023.

Lidhur me stokun e mjeteve elektrike, statistikat japin një informacion vetëm për autoveturat. Në mesin e vitit 2024, DPSHTRR raportonte pak më shumë se 4 mijë automjete elektrike të regjistruara, shifër kjo sa 0.5% e numrit total të autoveturave aktive.

Nëse në llogari përfshijmë edhe makinat hibride, ku energjia elektrike është një nga format e energjisë së shfrytëzuar, numri total i autoveturave elektrike dhe hibride arrin në 8867 ose sa 1.2% e totalit të tyre.

Shifrat tregojnë qartë se përdorimi i automjeteve elektrike në Shqipëri ngelet modest, po të kemi parasysh se tashmë në BE afërsisht gjysma e mjeteve të reja që regjistrohen çdo vit janë elektrike ose hibride.

Në Shqipëri, investimet në automjete elektrike në pjesën më të madhe po kryhen nga bizneset, për automjete shërbimi (kryesisht në shërbimin taksi) ose për mjete pune.

Së pari, bizneset kanë mundësi më të mëdha investuese dhe një shkallë më intensive të shfrytëzimit të automjeteve.

Kjo i bën më të mëdha përfitimet nga kursimi i lëndës djegëse, ndërsa në sektorë të veçantë, sidomos në shërbimin taksi, ky kursim është përcaktues në konkurrueshmërinë e biznesit.

Një faktor tjetër mund të jetë fakti se bizneset kanë kapacitete më të mëdha për të ngritur edhe infrastrukturën e domosdoshme të stacioneve të karikimit të mjeteve elektrike. Aktualisht, stacionet publike të karikimit janë shumë të pakta dhe kryesisht në shërbim të taksive.

Për përdoruesit individualë, investimi për të blerë një automjet elektrik dhe për një stacion të posaçëm karikimi do të ishte mjaft i lartë.

Mungesa e infrastrukturës së domosdoshme mbështetëse mund të jetë gjithashtu një faktor që e frenon rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike.

Shqipëria është një vend ku prodhimi i brendshëm i energjisë elektrike mbështetet pothuajse tërësisht në burime të energjisë së rinovueshme.

Një rritje e përdorimit të mjeteve elektrike do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e asaj pjese të ndotjes së ajrit që vjen nga automjetet.

Transporti publik, alternativë e dobët

Qytetet e mëdha shqiptare dhe veçanërisht Tirana vazhdojnë të kenë një standard shumë të dobët të transportit publik, që nuk u jep qytetarëve shumë mundësi apo stimuj për të hequr dorë nga makinat private.

Në Tiranë nuk ka as metro dhe as tramvaj, që do të jepnin një alternativë lëvizjeje më të rrjedhshme dhe do të ndihmonin për të ulur mbingarkesën e rrugëve.

Një tjetër mangësi e madhe është edhe mungesa pothuajse totale e një shërbimi të transportit hekurudhor interurban të pasagjerëve.

Në mungesë të një alternative të tillë, lëvizjet mes zonave të ndryshme urbane bëhen në shumicën e rasteve me mjete personale, duke krijuar një mbingarkesë trafiku edhe brenda qyteteve, veçanërisht në pikat hyrëse dhe dalëse.

Transporti publik në Tiranë ofrohet vetëm nëpërmjet autobusëve urbanë (duke përjashtuar taksitë, që natyrisht nuk janë zgjidhje efikase për të ulur ngarkesën e trafikut).

Sipas Bashkisë së Tiranës, në kryeqytet funksionojnë 16 linja të transportit urban. Megjithatë, cilësia e shërbimit në përgjithësi është e dobët. Shumica e autobusëve janë të vjetër dhe numri i tyre në linja të veçanta është i paktë.

Kjo sjell një kohë të gjatë pritjeje për qytetarët dhe shpeshherë ngarkesë të lartë të mjeteve.

Cilësia e dobët e shërbimit të transportit urban publik shkakton një rreth vicioz, duke e bërë atë më pak të preferuar për qytetarët dhe duke rritur qarkullimin e mjeteve personale dhe trafikun.

Trafiku, nga ana tjetër, sjell më shumë vonesa në udhëtimin me autobusët urbanë dhe më shumë kohë pritjeje në stacione.

Deri tani, projektet konkrete për zhvillimin e formave të tjera të transportit publik mungojnë.

Zonat me trafik, ndotje të ajrit sipër normave

Automjetet që përdorin lëndë djegëse fosile janë ndër faktorët kryesorë në ndotjen e ajrit, veçanërisht në zonat urbane.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se transporti rrugor kontribuon në 30% të emetimeve të grimcave në qytetet europiane dhe deri në 50% në vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Të dhënat më të fundit zyrtare të ndotjes për Shqipërisë janë ato të raportit të gjendjes në mjedis 2023, i përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM).

AKM kryen matjen e lëndëve grimcore të imta (PM10 dhe PM 2.5) dhe të disa gazrave të dëmshëm në ajër në katër pika në Tiranë (Sauk, Godina e Autoritetit Rajonal Shëndetësor/Drejtoria e Higjienës, godina e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe godina e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit) dhe në pesë qytete të tjera të vendit.

Sipas AKM-së, dendësia e trafikut, mosha e lartë mesatare e parkut të automjeteve, si dhe mungesa e kontrollit, çojnë në rritjen e shkarkimeve duke reduktuar cilësinë e ajrit të mjedisit. Problemet janë identifikuar në shumë programe monitorimi të realizuara gjatë viteve.

Përqendrime të larta të grimcave dhe të oksideve të azotit NO2 janë regjistruar në stacionet monitoruese të vendosura afër rrugëve me trafik të dendur në Tiranë.

Bazuar në rezultatet e monitorimit në vitin 2023, është regjistruar tejkalim i normës vjetore të PM10 (40 µg/m3), në stacionin e Tirana Higjiena dhe në stacionin e Elbasanit.

Në stacionin e Tirana Higjiena kemi një tejkalim të normës vjetore të PM10 në masën 35.4%, ndërsa në stacionin e Elbasanit kemi një tejkalim të normës vjetore në masën 19.62%.

Referuar të dhënave vjetore në stacionin e Korçës, Tirana AKM dhe Tirana MTM, vlerat e PM10 i përafrohen normës vjetore.

Por, nëse u referohemi të dhënave ditore të PM10, kemi tejkalim të normës ditore të PM10 (50 µg/m³) në stacionet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Tirana ASHR, Tirana AKM dhe Tirana MTM në periudhën janar –mars, korrik dhe dhjetor.

Kjo ndotje shkaktohet kryesisht nga shkarkimet e automjeteve në rrugët me trafik të rënduar pasi janë stacione trafiku dhe numri i automjeteve që qarkullojnë është shumë i madh. Ndërsa nënstacionin e Korçës, ngrohja e banesave është shkaktar i nivelit të lartë të PM10.

Një tregues i rëndësishëm i ndotjes së ajrit nga pluhurat është numri i ditëve që tejkalojnë normën ditore të PM10, ku numri i ditëve të lejuara në vit është 35 ditë. Bazuar në analizimin e këtij treguesi, vërehet që në stacionin e Korçës kemi numrin më të lartë të ditëve që

tejkalojnë numrin e lejuar. Në stacionin e Korçës kemi 60 ditë në vitin 2023 që tejkalojnë normën ditore të PM10 prej 50μg/m³ dhe në stacionin Tirana ASHR, 58 ditë që tejkalojnë normën ditore të PM10. Në të gjitha stacionet e tjera kemi tejkalim të normës ditore të lejuar prej 50μg/m³ por që nuk e tejkalojnë normën 35 ditë të lejuara/vit.

“Ne vlerësojmë që ndotja e ajrit e shkaktuar nga trafiku është domethënëse në zonat me shumë trafik në Shqipëri. Bllokimet nga trafiku për shkak të menaxhimit joeficient të tij rrisin

shkarkimin e këtyre ndotësve. Menaxhimi i trafikut mund të japë kontribut të rëndësishëm për të ndihmuar në reduktimin e shkarkimeve të ndotësve nga automjetet, si për shembull: skema që ndalojnë ose përjashtojnë makina më pak të pastra nga rrugë ose zona të veçanta, ose reduktojnë bllokimin nga trafiku rrugor, duke zgjidhur probleme të parkimit, pasi kapaciteti i rrugëve mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme, në qoftë se makinat e parkuara në mënyrë ilegale dhe parkimi paralel i dyfishtë do të reduktohej, duke përforcuar zbatimin e legjislacionit mbi trafikun, si dhe duke rritur numrin e vendeve të disponueshme të parkimit”, thuhet në raportin e monitorimit të AKM.

BB: Mekanizmat e tregut mund të jenë më efikase se kufizimet

Një studim i Bankës Botërore arrin në përfundimin se zgjidhja e parë për sfidat e transportit dhe ndotjes në zonat urbane është dhënia e përparësisë mënyrave të transportit jo automobilistik, duke e bërë më praktike ecjen në këmbë ose përdorimin e biçikletave.

Megjithatë, në rastet kur hapësirat për planifikimin e përdorimit të tokës janë më të vogla, Banka Botërore sugjeron që mund të përdoren politika alternative për reduktimin e ndotjes së ajrit urban nga makinat.

Këtu mund të përfshihen politika që nxisin ndryshimin e mënyrës së udhëtimit dhe uljen e emetimeve të gazrave, duke nxitur teknologji të reja, në veçanti duke promovuar teknologjitë me emetim zero, si për shembull, mjetet elektrike.

Në teori, makinat private janë mjeti më pak efikas, kur bëhet fjalë për menaxhimin e hapësirave të transportit, ndërsa zgjidhja më efikase është lëvizja pa mjete të motorizuara ose një përdorim sa më i lartë i mjeteve të transportit publik.

Sipas studimit, kapacitetet e infrastrukturës ndikojnë te zgjedhja e mënyrave të udhëtimit. Analizat simuluese tregojnë se politikat që favorizojnë qytete kompakte dhe me akses të lartë në transportin publik mund të shtyjnë më shumë njerëz të heqin dorë nga makinat private dhe të zgjedhin lëvizjet pa përdorur mjete motorike ose transportin publik.

Ekspertët e Bankës Botërore mendojnë se kjo përfaqëson mënyrën më premtuese për të ulur ndotjen e ajrit dhe bllokimet e trafikut.

Një grup alternativ politikash fokusohet në zvogëlimin e kilometrave të udhëtuara të automjeteve për frymë dhe të emetimeve të gazrave të dëmshëm.

Këto politika përfshijnë kufizime për qarkullimin e automjeteve, lëvizshmërinë e përbashkët, vendosjen e tarifave për qarkullim në zona të veçanta, rritjen e taksave të karburantit apo subvencionet për automjetet me emetime të ulëta ose zero.

Megjithatë, studimi vë në dukje se vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim ndryshojnë ndjeshëm ndërmjet tyre në tiparet social-ekonomike dhe gjeografike të zonave të tyre urbane përkatëse, ndaj adoptimi i zgjedhjeve të vendeve të zhvilluara tek ato më pak të zhvilluara mund të mos jetë gjithmonë e suksesshme në praktikë.

Efekti i përmirësimit të transportit publik në shkallën e përdorimit të automjeteve private mund të jetë shumë i ndryshueshëm dhe varet nga dendësia e popullsisë, shkalla e motorizimit.

Analiza vë në dukje se politikat që mbështeten në mekanizmat e tregut në përgjithësi janë më efikase se ato me karakter kufizues apo detyrues.

Një shembull i tillë janë tarifat e mbingarkesës. Kjo nënkupton vendosjen e tarifave për qarkullim në zona të caktuara urbane, kur dendësia e mjeteve dhe përqendrimi i lëvizjes është më i lartë.

Megjithatë, përvoja e aplikimit të këtyre politikave vjen kryesisht nga vendet më të zhvilluara, ndërsa eksperiencat në vendet në zhvillim janë më të pakta.

Studimet kanë treguar se, kur zgjedhin një automjet, në përgjithësi konsumatorët janë më të ndjeshëm ndaj kostove fillestare, sesa ndaj kostove periodike.

Megjithatë, rritja e kostos së përdorimit të automjeteve që ndotin më shumë mjedisin nëpërmjet taksave dhe evidentimi më i qartë i këtyre kostove mund të nxisë individët që të zgjedhin automjete që kanë më shumicë eficiencë në përdorimin e karburantit dhe që ndotin më pak mjedisin./Monitor

Tags: ajerautomjetendotjepapastertishqiperitrafiktreg
Share6Tweet4Send
Web News

Web News

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Në modë
  • Comments
  • Të fundit

“Sarile”, rekord në rrjet! Fjalë Rumune, Shqip përkthehet Kërcej

November 28, 2023
Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

June 16, 2025
Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

February 11, 2025
Trotuare dhe Parkime të ZAPTUARA / Policia Bashkiake aksion masiv

Trotuare dhe Parkime të ZAPTUARA / Policia Bashkiake aksion masiv

May 23, 2025
Skandali me shitjen e Diplomave False / Arrestohet Pronari dhe Administratori i Kolegjit Universitar WISDOM, skema nga Tirana në Itali. Zyrtari Shqiptar 2000 euro çantë Luis Viton, në dosje ish Ministri

5

Skandali me Sterilizimin, lindjet natyrale u llogariten si lindje me operacion! 400 milion në vit u rrit kosto

3
Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet / DOKUMENTI

Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet / DOKUMENTI

3
aeroporti i vlores

Përplasjet në Aeroportin e Vlorës / WebLajm zbardh Vendimin e Gjykatës: Pacollit i hiqet e drejta e votës

3
Ndiq Live seancën Veliaj: Kjo seancë historike, jo gjykim për një vend pune

Ndiq Live seancën Veliaj: Kjo seancë historike, jo gjykim për një vend pune

October 31, 2025
Rishfaqet pas 6 muajsh Lulzim Basha / Në SPAK për 21 Janarin. PAMJET

Rishfaqet pas 6 muajsh Lulzim Basha / Në SPAK për 21 Janarin. PAMJET

October 30, 2025
Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

October 30, 2025
Ekskluzive / Si i kamufluan trafikantët armët në furgon me logo Mirëmbajtie Rrugore. PAMJET

Ekskluzive / Si i kamufluan trafikantët armët në furgon me logo Mirëmbajtie Rrugore. PAMJET

October 30, 2025
WebLajm

Copyright © WebLajm

Navigate Site

  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
  • Home
  • Aktualitet
  • Politikë
  • CityNews
  • Ekonomi
  • Sport
  • Foto Lajm
  • Opinion
  • Sondazh
  • Kerko Gjej
  • Social News
  • Info Utilitare
  • FactCheck

Copyright © WebLajm