Çfarë mbaj mend nga kjo fushata zgjedhore 2025?
Tre gjëra:
1. Një histori me një buf që hante një mi
2. O Rame ku i ke shokët?
3. Kush ta solli, moj kush ta dha, ajo fierakeja
Kaq. Mjaft është!
Dhe ca gra që lëvizin belin dhe krahët shëmtuar në shesh!
Si te filmi Koncert në vitin 1936! Te oborri i Galip beut!
Kuptohet rezultati!
Ore kaq shumë na ka rrahur Xhaxhi për 50 vjet sa na duhen 500 vjet të kërkojmë pak dinjitet personal?
Më vjen të qesh dhe të qaj!
Ne kemi arritur në kufijtë e estradës!
*Nga Artan Fuga
