Donald Trump ka thënë me shaka se do të ishte “zgjedhja e tij numër një” për të qenë udhëheqësi i ardhshëm i Kishës Katolike.
“Do të doja të isha papë”, i tha ai një gazetari të martën, përpara se të ndante pikëpamjet e tij se kush duhet ta marrë në të vërtetë këtë rol.
Pas vdekjes së Papa Françeskut, Vatikani pritet të zgjedhë Papën e ri.
Kur u pyet se kush duhet ta zëvendësojë Françeskun, Trump tha “nuk kam preferencë”.
Megjithatë foli për një emër konkret. “Duhet të them se kemi një kardinal që ndodh të jetë nga një vend i quajtur Nju Jork, i cili është shumë i mirë, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Kardinali i Nju Jorkut Timothy Dolan nuk besohet të jetë midis kandidatëve kryesorë për të pasuar Papa Françeskun.