E konsideruar si Policia më e rëndësishme për respektimin e rregullave të bashkëjetesës si dhe ruajtien e pronës publike në kryeqytet, Policia Bashkiake e Tiranës nga kjo e Premte do të drejtohet nga një Grua. Ajo është efektivja Elona Xhelilaj me një karrierë 21 vjeçare nën uniformë.




Xhelilaj vjen në këtë post pas një gare e konkursi të zhvilluar në disa faza.

Profili i Elona Xhelilajt
Elona Xhelilaj ka përfunduar Akademinë e Policisë në vitin 2003, ku është titulluar oficere e lartë e Policisë së Shtetit Shqiptar. Me një karrierë 21-vjeçare në fushën e rendit dhe sigurisë, ajo ka ushtruar një sërë detyrash të rëndësishme në strukturat qendrore dhe vendore të policisë, kryesisht në profilin e hetimit të krimit.
Gjatë këtyre viteve, ajo ka qenë e angazhuar në hetimin e krimeve në nivel territorial dhe juridiksional, si dhe në pozicione menaxheriale.
Detyrat e saj kanë përfshirë: Luftën kundër trafiqeve të paligjshme
Hetimet në sektorin kundër dhunës në familje
Shefe e Zyrës së Metodave Proaktive
Shefe Sektori Asistente në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë
Specialiste/Koordinatore pranë Drejtorisë Interpol Tiranë, në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të INTERPOL-it në Lyon, Francë
Shefe e Seksionit të Ceremonialit në Policinë e ShtetitShefe e Sektorit të Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë Vendore për Kufirin, Tiranë
Arsimi dhe Trajnimet
Diplomuar në Akademinë e Lartë të Policisë “Arben Zylyftari”
Ka ndjekur trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit me partnerë ligjzbatues të BE-së dhe të vendeve të tjera
Ka përfunduar studimet Bachelor në Administrim Biznesi në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë
Comments 1