• Të fundit
  • Të gjitha
SHËNGJINI qyteti Turistik që nderoi Presidentin Amerikan, 100 vite më parë quhej “WILLSON” / PAMJET

SHËNGJINI qyteti Turistik që nderoi Presidentin Amerikan, 100 vite më parë quhej “WILLSON” / PAMJET

May 16, 2025
5 vite WIZZ AIR në Tiranë  / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

5 vite WIZZ AIR në Tiranë / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

July 1, 2025
Ekskluzive/ Renea, Antiterrori dhe Forcat Speciale, Ekipi i Sigurisë për Kuq e Zinjtë në Euro 2024

Tregu i mbushur me veshje false të kombëtares / Kapen Kostume e Fanella me logon “Macron”. Dokumenti

July 1, 2025
Green Coast Hotel – MGallery Collection: Një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar

Green Coast Hotel – MGallery Collection: Një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar

July 1, 2025
Dy zv.Ministre në qeverinë Rama japin dorëheqjen / Dokumenti

Dy zv.Ministre në qeverinë Rama japin dorëheqjen / Dokumenti

July 1, 2025
Përgjimet/ Laert Haxhiu: E kam gjithë shtetin mik, s’më rruhet për këta të Lushnjes (Dosja e SPAK)

Celulari Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK / Kontrolle personave që fliste

July 1, 2025
100 VIP-a shqiptarë të përfshirë në evazion fiskal prej 33 milionë eurosh

100 VIP-a shqiptarë të përfshirë në evazion fiskal prej 33 milionë eurosh

June 30, 2025
Ekskluzive/Spak mësyn zyrat e Komisionit të Prokurimeve Publike, sekuestrohen mbi 20 praktika tenderash

SPAK cakton 2 masa ndaj kreut të Prokurimeve / Myzyrit i pezullohet firma dhe detyrim paraqitjeje në BKH

June 30, 2025

Dosja “Partizani”, Malltezi: Do kërkojmë dëshmitar Edi Ramën. Gjyqtarja jep dorëheqjen

June 30, 2025
“Rrugëtimi i Gjakut” — Arbëreshët e Kalabrisë e jo vetëm!

“Rrugëtimi i Gjakut” — Arbëreshët e Kalabrisë e jo vetëm!

June 29, 2025
Telefonata nga burgu Alarmon SPAK / Laert Haxhiu kapet me  celular në qeli

Telefonata nga burgu Alarmon SPAK / Laert Haxhiu kapet me celular në qeli

July 1, 2025
Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin“

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin“

June 26, 2025
Objekti pa leje / IKMT ndërhyn në Vlorë

Objekti pa leje / IKMT ndërhyn në Vlorë

June 26, 2025
  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact
Wednesday, July 2, 2025
WebLajm
  • Home
  • Aktualitet
    Përgjimet/ Laert Haxhiu: E kam gjithë shtetin mik, s’më rruhet për këta të Lushnjes (Dosja e SPAK)

    Celulari Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK / Kontrolle personave që fliste

    Ekskluzive/Spak mësyn zyrat e Komisionit të Prokurimeve Publike, sekuestrohen mbi 20 praktika tenderash

    SPAK cakton 2 masa ndaj kreut të Prokurimeve / Myzyrit i pezullohet firma dhe detyrim paraqitjeje në BKH

    Dosja “Partizani”, Malltezi: Do kërkojmë dëshmitar Edi Ramën. Gjyqtarja jep dorëheqjen

    Telefonata nga burgu Alarmon SPAK / Laert Haxhiu kapet me  celular në qeli

    Telefonata nga burgu Alarmon SPAK / Laert Haxhiu kapet me celular në qeli

    Objekti pa leje / IKMT ndërhyn në Vlorë

    Objekti pa leje / IKMT ndërhyn në Vlorë

    Padia e Pëllumb Gjokës ndaj Sky ECC, Kushtetuesja lë në fuqi vendimin e SPAK 

    SPAK kërkon 74 vite burg për policët, prokurorin dhe biznesmenin Gjoka

    Drejt shkarkimit agjentët e parë të BKH, 2 vite pa rezultate! Nis ritestimi për 28 hetuesit, Dumani: Më mirë ti largojmë se ti mbajmë pa mbarim

    Dokumentat djegin garuesit e parë në BKH / Kualifikohen 7

    Ekskluzive/Spak mësyn zyrat e Komisionit të Prokurimeve Publike, sekuestrohen mbi 20 praktika tenderash

    Tenderi 2 miliardësh për Shpal–Rrëshen çon në gjyq kreun e KPP Jonaid Myzyrin / Pamjet

    Marmita të modifikaura për zhurmë dhe gara shpejtësie / PAMJET e Bllokimit të motorrave

    Marmita të modifikaura për zhurmë dhe gara shpejtësie / PAMJET e Bllokimit të motorrave

  • Politikë
    Dy zv.Ministre në qeverinë Rama japin dorëheqjen / Dokumenti

    Dy zv.Ministre në qeverinë Rama japin dorëheqjen / Dokumenti

    selia e PD

    Kërkesë urgjente për KQZ-në/ Partia Demokratike nuk njeh rezultatin e votave të diasporës

    Luftë brenda partive për vota preferenciale/ Kandidatët kërkojnë nga KQZ pamjet filmike

    Luftë brenda partive për vota preferenciale/ Kandidatët kërkojnë nga KQZ pamjet filmike

    Sali Berisha refuzon të hap seancën e parë të Parlamentit 2025-2029. GJKKO kalon “partizanin” në gjykim / VENDIMI

    Sali Berisha refuzon të hap seancën e parë të Parlamentit 2025-2029. GJKKO kalon “partizanin” në gjykim / VENDIMI

    E gjithë Europa mblidhet sot në Tiranë për Komunitetin Politik, ja rrugët që do të “blindohen” / FOTO

    E gjithë Europa mblidhet sot në Tiranë për Komunitetin Politik, ja rrugët që do të “blindohen” / FOTO

    Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme / Tre dorëheqje për mandatin e deputetit

    Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme / Tre dorëheqje për mandatin e deputetit

    erion veliaj

    Veliaj për fitoren e 11 Majit: Faleminderit Tirana ime e dashur

    zgjedhjet shqiperi 2025

    Mediat gjermane: Sistemi klientelist i lyer mirë i Ramës, njëri shpjegim për suksesin zgjedhor

    19 mijë vota  emigrantësh të pavlefshme / DHL i ktheu pas

    19 mijë vota emigrantësh të pavlefshme / DHL i ktheu pas

  • CityNews

    Policia Bashkiake merr kontrollin e terrirtorit. WhatsUp i dedikuar për shkeljet rrugore: Denonco me foto/pamje dhe location 📞 +355 68 950 0030

    Kthyen “Air Albanian” në bar kafe, birrari e qofte. Policia Bashkiake heq zaptuesit

    Kthyen “Air Albanian” në bar kafe, birrari e qofte. Policia Bashkiake heq zaptuesit

    Krahu i djathtë i të Komanduarës në Bashkinë Tiranë / Kontrabandist cigaresh. SPAK i nxjerr masë sigurie por ai vijon firmos për….. VENDIMI I GJKKO

    PARKO SIPAS RREGULLAVE❗️ Në aksion edhe karroatreci i Policisë Bashkiake / Pamjet

    PARKO SIPAS RREGULLAVE❗️ Në aksion edhe karroatreci i Policisë Bashkiake / Pamjet

    Trotuare dhe Parkime të ZAPTUARA / Policia Bashkiake aksion masiv

    Trotuare dhe Parkime të ZAPTUARA / Policia Bashkiake aksion masiv

    “Fluturojnë” çmimet në Tiranë, apartamentet u shtrenjtuan me 41%

    Vijon operacioni “FSHESA” në Bashkinë e Tiranës / Hiqet drejtoresha dhe kryetarja e njësisë

    Veliaj mbi 100 ditë në qeli / E komanduara i heq edhe asistenten nga puna. Emrat e të Larguarve

    sheshi te bulevardi i ri

    FOTO / Ky është projekti i sheshit ceremonial në Bulevardin e Ri

    Një tjetër parkim nëntokësor në Tiranë / FOTO-Projekti

    Një tjetër parkim nëntokësor në Tiranë / FOTO-Projekti

  • Ekonomi
    Green Coast Hotel – MGallery Collection: Një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar

    Green Coast Hotel – MGallery Collection: Një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar

    100 VIP-a shqiptarë të përfshirë në evazion fiskal prej 33 milionë eurosh

    100 VIP-a shqiptarë të përfshirë në evazion fiskal prej 33 milionë eurosh

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe easyJet festojnë nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe easyJet festojnë nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

    Shkelën perimetrin e sigurisë në det, bllokohen 2 mjete lundruese në Palasë dhe Zvërnec. Gjoba 1 milion Lekë (Video)

    Shqiptarët “dynden” drejt detit/ Importet e varkave me rekord. Italia, Britania dhe Greqia vendet e importit

    SKANDALI / DOGANA SHQIPTARE PJESË E GRUPIT KRIMINAL / Gruaja e Deputetit pjesë e evazionit 42 mil euro

    Miliona lekë dëm buxhetit dhe një tra i padukshëm në doganën e Rinasit / Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar skemën e abuzimit

    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    Miliona Euro Evazion, Tatimet zbulojnë mashtrimin e Fasonëve me sigurimet shoqërore. Hap e mbyll Nipte

    Tatimet nisin kontrollin e pallateve për Apartamentet me qira në AirBnB / Booking, Por pa Nipt dhe spaguajnë taksa

    Shteti jep me Qira “Vollgën” me 5.500 euro/muaj. Kati i dytë në Durrës mbi Adriatik i konfiksuar nga SPAK

    Shteti jep me Qira “Vollgën” me 5.500 euro/muaj. Kati i dytë në Durrës mbi Adriatik i konfiksuar nga SPAK

    POSÍ, ka edhe për Ty!

    POSÍ, ka edhe për Ty!

  • Sport
    Ekskluzive/ Renea, Antiterrori dhe Forcat Speciale, Ekipi i Sigurisë për Kuq e Zinjtë në Euro 2024

    Tregu i mbushur me veshje false të kombëtares / Kapen Kostume e Fanella me logon “Macron”. Dokumenti

    Rey Manaj “mërzit” Prokurorinë e Posaçme

    Rey Manaj “mërzit” Prokurorinë e Posaçme

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, nis bllokimi i rrugëve. Hyrja në stadium 150 min përpara / Policia në Alert

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, nis bllokimi i rrugëve. Hyrja në stadium 150 min përpara / Policia në Alert

    Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë për të organizuar finalet Euro 2027 për U-21

    Ekskluzive / Pas “Qemal Stafës” dhe “Dinamos”, drejt stadiumit me kullë Korça, Durrësi dhe Vlora

    Shqipëri-Serbi në treg të zi deri 1000 euro / Nisin arrestimet

    Shqipëri-Serbi në treg të zi deri 1000 euro / Nisin arrestimet

    Hapet procesi për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku mund të aplikoni

    Hapet procesi për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku mund të aplikoni

    Sot etapa e 2 e Giro d’Italia, këto janë rrugët që bllokohen

    Sot etapa e 2 e Giro d’Italia, këto janë rrugët që bllokohen

    ‘Giro d’Italia’ për herë të parë në Shqipëri, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

    Ekskluzive / lista me 38 rrugët që bllokohen për Giro d’Italia, oraret nga 5 mëngjes deri 11 në darkë. 3 Etapat Durrës – Tiranë – Vlorë

    shorti final4 superliga

    Përcaktohet kalendari i ndeshjeve të fazës “Final 4”

  • Foto Lajm
    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Vrasja në Fier, sfumon operacionin ndaj Bixhozit. Kamerat filmojnë atentatin

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

  • Opinion

    Bomba bërthamore e Shqipërisë!

    Flamur Noka

    ROLI I MEDIAS AI ËSHTË “VK” – Vështrim Kritik

    Benzi i Përdorur nga Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi me 17 gjoba të papaguara! Do e bllokoj policia rrugore?

    GAZI I ANKOHET PRESIDENTIT BEGAJ. POR VOTON SI RUSMALI❗️

    SI SHKELET LIGJI NGA ANËTARËT E KPA, LOJË ME AFATET❗️

    SI SHKELET LIGJI NGA ANËTARËT E KPA, LOJË ME AFATET❗️

    Përdorimi i aseteve publike dhe administratës në FUSHATË! KQZ bllokon aktivitetet e 2 Ministrive dhe 5 Bashkive. Kryesojnë Lushnja, Cerriku, Gjirokastra, Korça

    Për kë do të votoj ?

    Lobimi i një Populli pro Amerikan, a janë shumë 6 mil $❗️

    Lobimi i një Populli pro Amerikan, a janë shumë 6 mil $❗️

  • Sondazh
  • Kerko Gjej
    Home

    Bëhu pjesë e kompanisë EUROELEKTRA, Njihu me mundësitë e Punësimit

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

    Qendra e vetme tregtare ne rivierën shqiptare. 20 njësi tregtimi dhe shërbimesh

    Galeria by TEG, një qendër tregtare me pamje nga deti Jon! Në shërbim të turistëve e banorëve

    Bëhu pjesë e “VitalPharma”, rrugëto drejt Suksesit

    20 vite në shërbim të klientëve, Astrit Korra me “Servis Genti” marrin titullin Mjeshtër

    20 vite në shërbim të klientëve, Astrit Korra me “Servis Genti” marrin titullin Mjeshtër

    GeniusLAB është në kërkim të një korrieri me kohë të plotë! A jeni gati të bëheni pjesë e ekipit tonë?

    GeniusLAB është në kërkim të një korrieri me kohë të plotë! A jeni gati të bëheni pjesë e ekipit tonë?

  • Social News
    “Rrugëtimi i Gjakut” — Arbëreshët e Kalabrisë e jo vetëm!

    “Rrugëtimi i Gjakut” — Arbëreshët e Kalabrisë e jo vetëm!

    Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin“

    Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin“

    SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

    SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

    Mesha e parë në gjuhën shqipe nga Kryepiskopi Joan në Kishën e Shën Gjergjit në Kostandinopojë / Pamjet

    Mesha e parë në gjuhën shqipe nga Kryepiskopi Joan në Kishën e Shën Gjergjit në Kostandinopojë / Pamjet

    Shqiptarët Adidas, Nike, D&G False / Policia zbulon fasonerin “5 yje”. PAMJET

    Shqiptarët Adidas, Nike, D&G False / Policia zbulon fasonerin “5 yje”. PAMJET

    “Pema Këngëtare” Botimi i Fshatit Sos në mbështetje të fëmijëve

    “Pema Këngëtare” Botimi i Fshatit Sos në mbështetje të fëmijëve

    Njihuni me dy aplikacionet që përdorin më shumë shqiptarët

    Njihuni me dy aplikacionet që përdorin më shumë shqiptarët

    KUJDES! 4 ditë rrugë të Bllokuara, oraret dhe akset  ku kalojnë Çiklistat

    KUJDES! 4 ditë rrugë të Bllokuara, oraret dhe akset ku kalojnë Çiklistat

    SHËNGJINI qyteti Turistik që nderoi Presidentin Amerikan, 100 vite më parë quhej “WILLSON” / PAMJET

    SHËNGJINI qyteti Turistik që nderoi Presidentin Amerikan, 100 vite më parë quhej “WILLSON” / PAMJET

  • Info Utilitare
    5 vite WIZZ AIR në Tiranë  / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

    5 vite WIZZ AIR në Tiranë / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

    Komitetit Disiplinor i përfundon mandati, “Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë” hap garën, ftesë avokatëve për kandidim

    Njihuni me rregullat, Datën dhe Vendin ku do të zhvillohet provimi i Avokatisë / Njoftimi i rëndësishën nga DHASH

    Pallati i Kongreseve mirëpret “Medical & Beauty Fair” më 11-13 Prill

    Pallati i Kongreseve mirëpret “Medical & Beauty Fair” më 11-13 Prill

    Në Credins Bank / Gjithmonë ka një zgjidhje për të plotësuar çdo dëshirë!

    Në Credins Bank / Gjithmonë ka një zgjidhje për të plotësuar çdo dëshirë!

    Ëndërron të drejtosh Avionin? Akademia e Pilotëve rikthehet në shkurt 2025 / Regjistrohu në…

    Ëndërron të drejtosh Avionin? Akademia e Pilotëve rikthehet në shkurt 2025 / Regjistrohu në…

    Jetoje jetën si një aventurë me Paketën e Rinisë!

    Jetoje jetën si një aventurë me Paketën e Rinisë!

Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
WebLajm
Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
Home SocialNews

SHËNGJINI qyteti Turistik që nderoi Presidentin Amerikan, 100 vite më parë quhej “WILLSON” / PAMJET

by WebLajm
May 16, 2025
in SocialNews, TopNews
A A
0
SHËNGJINI qyteti Turistik që nderoi Presidentin Amerikan, 100 vite më parë quhej “WILLSON” / PAMJET
34
SHARES
96
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e 2 shkurtit të vitit 1924 parlamenti shqiptari mbajti 5 minuta zi. Dy ditë më herët, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte ndarë nga jeta presidenti amerikan Woodrow Willson.

"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin

Bisedimet e Kuvendit Kushtetues, 04 shkurt 1924, Reuf Fico: Kryetar. Pa hy në bisedimin e rendit të ditës, dua të bëj një proponim. Me hidhërim muarmë vesh se ish kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Willson vdiq. Duke marrë parasyshë shërbimet e mbëdha që i ka bërë Shqipërisë, proponoj të bëhen 5 minuta pushim si shenjë hidhërimi dhe t’i hiqet një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

Kërkesa e deputetit pranohet dhe seanca ndërpritet për 5 minuta. Por rikthimi në seancë, i ndan deputetët në dy kampe; ideologjikisht të kundërt…

Jashar Erëbara: Para se të hymë në bisedim, proponoj të bahen 5 minuta pushim edhe për Leninin. Në qoftë se Willsoni do të fliste për të mirën e Shqipnis, ma tepër do të fliste edhe Lenini për një Shqipni të madhe.

Kjo kërkesë e deputetit, për të përkujtuar vdekjen e themeluesit të Bashkimit Sovjetik të ndarë nga jeta me 21 janar të atij viti, pra vetëm 10 ditë para presidentit amerikan,  shkaktoi ilaritet në sallën e parlamentit të Shqipërisë.

Avni Rustemi:Më vjen shumë keq zoti kryetar, që kur përmendet emri i Leninit, ndigjohen qeshje nga ana e disa përfaqësuesve të kombit. Nuk due qi Shqipnija të jetë bolshevike sepse gjendja dhe pozita e saj nuk e don por për principet e larta njerëzore duhet që me nji respekt të zihet në gojë emri i tij.     

Në këtë seancë plenare mungonte Fan Noli, i cili pak muaj më pas do të bëhej kryeministër i vendit. Në seancën e radhës, me 11 shkurt, Noli mban nga fjalimet më domethënese të tij për të vlerësuar figurën e presidentit amerikan të ndarë nga jeta.

"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin

Bisedimet e Kuvendit Kushtetues, 11 shkurt 1924, Fan Noli: Amerika edhe e tërë bota vajtuan këto ditë vdekjen e Woodrow Willsonit, të 28-it President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pranë Amerikës merr pjesë në ktë zi edhe Shqipëria e cila qan në fytyrën e tij, amerikanin e math, idealistin bujar dhe mprojtësin e saj më të fortë.

Titulli ‘amerikan’ mjafton që ta bëjë popullin tonë të marrë pjesë në çdo vajtim të Amerikës, se që të gjithë e dimë se sa të mira kemi parë prej saj.

Që me 1900 Amerika ka qenë kurbeti më i madh i shqiptarëve.

Që me 1914, kur Shqipëria u shkel prej të huajve, Amerika u bë vendi ku shqiptarët shkonin për të shpëtuar jetën e tyre e për të fituar bukën e fëmijës.

Për të 25 vjetët e fundme Amerika ka qenë për shqiptarët, një fushë pune dhe një shkollë;  një fushë pune ku fitonin aq para sa ishin të zotët, dhe një shkollë ku mësonin respektin e kanunit, disiplinën, vlerën e organizimit dhe detyrat kundrejt atdheut.

Kështu që ktheheshin në Shqipëri krejt të transformuar dhe njerëz me idera të reja. Për të kuptuar sa influencë ka pasur kurbeti i Amerikës në Shqipëri arrin kjo shëmbëll i vogël:

Në një fshat të fushës së Korçës prej 90 shtëpish kam gjetur 40 veta që kishin qenë në Amerikë dhe 40 veta të tjerë të cilët janë në Amerikë sot. Me fjalë të tjera, çdo shtëpi ka patur nga një djalë atje. Munt të thuhet me siguri që 80 % prej shtëpive të reja të Shqipërisë jugore janë ndërtuar me para të fituara në Amerikë.

Gjithashtu mund të konstatohet lehtë që një e katërta e popullatës së Prefekturave Jugore ushqehet drejt për drejt nga të ardhura nga Amerika e tri të katërtat përfitojnë prej këtyre parave indirektësisht.

Për qetësinë e cila mbretëron në Shqipëri nën Shkumbin dhe veçanërisht në Labëri, e cila ka qenë gjithnjë e turbulluar, ka një shkak dhe ky shkak është kurbeti i Amerikës.

Se atje Toskët dhe Labrit tanë u bënë punëtorë të urtë, qytetarë dhe patriotë modernë.

"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin

Fjalimi i Nolit vijon më tej me analizimin e rolit që diaspora e Amerikës kishte luajtur në Shqipëri. Madje ai evidenton se Kongresi i Lushnjes i vitit 1920, që shënoi një kthesë të madhe për shtetin shqiptar, duke ngritur një qeveri të përkohshme që synonte të shpëtonte Shqipërinë nga copëtimi dhe të vendoste themelet e pavarësisë së vërtetë, kishte buruar në fakt, indirekt nga Shoqata e Shqiptarëve të Amerikës, VATRA.

Por ndërsa evidentoi në fjalim të mirat që i kishin ardhur shqiptarëve nga shqiptarët e Amerikës, Noli ndalet për të përmendur në fjalimin e tij të mirat që i kishin ardhur Shqipëria direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fan Noli: Më 1914 kur u shkel Toskëria dhe radhë me mijëra refugjatë në Vlorë, kur vdisnin nga ethet, nga uria, dhe nga e ftohta, vetëm një vend u kujdes t’u dërgojë ndihmë këtyre të mjerëve dhe ay vend është Amerika.

Pas luftës, kur Shqipëria ishte e shkretuar dhe e plagosur prej invazjeve të huaja, prapë Amerika dërgoj Kryqin e Kuq që t’i lehtësonte vojtjet.

Dhe një nga të vetmet, mos të them e vetmja shkollë moderne që kemi është ajo e Amerikës: Shkolla Teknike.

Dhe kur themi Amerikë na kujtohet një emër se që të gjithë kanë ngjarë kur nga Shtëpia e Bardhë e Washingtonit administronte Shtetet e Bashkuara, i shkëlqyeri dhe shumë i vajtuari President Willson.  

Pasi bën një analizë të gjatë dhe plot me figura letrare për jetëshkrimin e ish presidentit amerikan, Noli ndalet në rolin e tij direkt në rikonfirmimin e pavarësisë së Shqipërisë. Noli tregon se Presidentin amerikan e kishte takuar në vitin 1917, në jahtin e tij, me ratsin e 4 korrikut, festës së Amerikës.

"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin

Fan Noli: E kam njohur këtë kalorës të kohëve të harruara në një kohë tragjike, me 4 të korrikut të 1917, në Yachtin e tij presidencial Mayflower, kur i rrethuar prej kabinetit, prej trupit diplomatik dhe prej përfaqësonjësve të racave të ndryshme në Shtetet e Bashkuara shkonte te varri i Washingtonit për të prononcuar të parin diskurs luftëtar.

Atëhere iu afrova dhe i bëra një apel në emër të kombit tonë fatzi dhe përgjigjen e tij bujare e mbanj ment sikur po e digjoj sot:

Një zë do të kem në Kongresin e Paqes dhe atë zë do ta përdor për të mirën e Shqipërisë!”

Dhe e mbajti fjalën e tij. Në janar 1920, një erë zije dhe dëshpërimi kish rënë me të gjithë anët e vendit tone, i cili qe si një i vdekur në agoni.  

Projekti i copëtimit të Shqipërisë, i redaktuar prej Aleatëve, ishte njohur dhe pritej vetëm një firmë që të bëhej një fakt definitiv.

Firma që mungonte ishte ajo e presidentit Willson, firmë që nuk u vu në atë projekt aq të padrejtë.

Presidenti Willson jo vetëm që nuk e vuri firmën po u përgjegj edhe me dy nota në të cilat mbronte të drejtën e Shqipërisë së vogël për vetëqeverim, dy nota që janë dy xhevahiret më të ndritshëm të karrierës së tij të shkëlqyer.

Ato nota ndaluan copëtimin e Shqipërisë dhe na dhanë rasje të marrim frymë dhe të gatitim lirinë e Shqipërisë që gëzojmë sot.

Qysh ta qajmë e ta vajtojmë këtë kalorës pa frikë dhe pa njollë? U eklipsua dielli i të vegjëlve dhe i të mjerëve. U rrëzua përdhe dushku i madh mi degët e së cilit kishin ndërtuar folenë e tyre ëndërronjësit idealistë.

Dhe nga ky rrëzim oshëtiu me rënkim pylli i errët i dheut dhe u zhduk vizioni i një bote më të mirë dhe më njerëzore.

Por…zemrat përpjetë! Sursum Corda (Korda lexohet). Amerika, ajo nënë bujare që i ka dhënë botës Willsonin, ka për të lindur edhe të tjerë kalorës si ai…”

Presidenti amerikan Uillson promovoi idenë që çdo komb duhet të ketë të drejtën për të qeverisur vetveten. Ai ishte një nga të parët që përkrahu konceptin e vetëvendosjes si një parim thelbësor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky parim ndikoi në formimin e shteteve të reja në Evropë pas shpërbërjes së Perandorisë Austro-Hungareze dhe Perandorisë Osmane.

Në janar 1918, Uillson prezantoi një platformë të njohur si “14 Pikat”, e cila shërbeu si një udhërrëfyes për paqen pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ndër pikat më të rëndësishme ishte mbështetja për pavarësinë e disa vendeve të vogla dhe promovimi i paqes së qëndrueshme pa shfrytëzim kolonial apo kufij të imponuar. Në këto pika përfshihej:

Pavarësia e Polonisë,

Vetëvendosja për popujt e Ballkanit,

Liria për kombet e shtypura nga perandoritë.

"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin

Kundërshtimi ndaj copëtimit të Shqipërisë:

Wilson është shumë i vlerësuar nga shqiptarët për rolin e tij në mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919). Në këtë konferencë, fuqitë e mëdha kishin propozuar ndarjen e Shqipërisë mes fqinjëve. Wilson e kundërshtoi prerazi këtë plan, duke e parë si një padrejtësi ndaj shqiptarëve. Ai deklaroi se asnjë vend nuk duhej të ndahej pa pëlqimin e popullit të tij. Falë ndërhyrjes së Wilson-it, Shqipëria mbijetoi si shtet i pavarur dhe më vonë, në 1920, fitoi njohje ndërkombëtare duke u anëtarësuar në Lidhjen e Kombeve.

Nga ana tjetër, Uillson ishte një nga arkitektët kryesorë të Lidhjes së Kombeve, organizatë e cila kishte për synim promovimin e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Pavarësia e Shqipërisë u forcua falë anëtarësimit të saj në këtë organizatë në vitin 1920.

Woodrow Wilson mbetet një figurë historike që njihet për mbështetjen e kombeve të vogla dhe përpjekjet për vendosjen e një rendi të ri botëror të bazuar në parime të drejtësisë dhe vetëvendosjes. Pavarësia e Shqipërisë është një nga shembujt më të spikatur të ndikimit të politikave të tij, dhe për këtë arsye, ai nderohet si një mik i madh i shqiptarëve.

Nderimi i shqiptarëve: Shëngjini të emërtohet ‘Willson’

Por mirënjohja e Nolit ndaj presidentit të ndjerë amerikan nuk do të ndalej vetëm në fjalimin e mbajtur në Kuvend në muajin shkurt të vitit 1924. Po në atë seancë kur Noli mbajti fjalimin, Faik Konica në cilësinë e përfaqësuesit të Federatës Vatra i kishte dërguar parlamentit shqiptar një telegram ku propozonte që Skela e Sarandës ose e Shëngjinit të emërtohej në ndër të presidentit të ndjerë amerikan. Propozimi erdhi në një kohë kur parlamenti ishte përfshirë intensivisht në debate të forta për problematikat që kishin ndodhur në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 1923 ndaj edhe palët debatuan për këtë propozim.

"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin

Po ashtu, nuk munguan as kundërshtitë ndaj këtij propozimi dhe parlamenti u nda në dy palë; ku njëra palë kërkonte rrëzimin e plotë të tij ndërsa pala tjetër që çështja t’i kalonte komisioneve parlamentare që më pas të vendosnin se cili qytet-port do të emërtohej Willson, Saranda apo Shëngjini.

Mes këtyre debateve të forta, dakordësia e vetme që u gjet ishte që ky propozim të protokollohej në Kuvend në një moment të dytë.

"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin

Pas kësaj seance, situata do të tensionohej së tepërmi e shkak do të ishin zgjedhjet parlamentare që ishin mbajtur 3 muaj më parë e ku kishte pretendime për dhunë e shkelje të rënda në proces. Këtyre debateve do t’i shtohej edhe vrasja e Avni Rustemit dy muaj më pas e më vonë, në qershor do të ndodhte edhe përmbysja e pushtetit dhe në krye të qeverisë do të vinte Fan Noli.

Ky i fundit, nuk do të harronte propozimin e bërë në seancën e shkurtit dhe në 2 gusht, në të njëjtën ditë kur 6 muaj më parë ishte ndarë nga jeta ish presidenti amerikan Willson, Noli do të miratonte vendimin që qyteti-port shqiptar që do të merrte emrin e ish presidentit amerikan, të ishte Shëngjini.

"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin

Kam nderin t’i paraqitë të shkëlqyeshmit Këshillë të Naltë se Këshilli Ministerial në bisedën e tij me 2 gusht 1924, mbi propozimin e kryetarit të Vatrës në Kuvendin Kushtetues, vendosi ndërrimin e emrit të Shëngjinit në Wilson. Pra ky Këshillë lyp pëlqimin e aprovimin e atij të shkëlqyeshmit Këshill të Naltë.

Pritni shkëlqesë nderimet e mia ma të nalta.

Kryeministër

Fan Noli

Gusht, 1924  

Vendimi do të gjente jehonë edhe në shtypin amerikan.

"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin

New York Times do të raportonte kabllogramin që kryeministri Noli i kishte dërguar Federatës Pan Shqiptare Vatra në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku i njoftonte për vendimin.

“Shqiptarët e kanë ndjerë këtë në masë të madhe sepse ishte falë interesit të Wodroow Willson që vendi i tyre u shpëtua nga ndarja gjatë ndryshimeve pas luftës në Europë” shkruhej në artikullin e New York Times të 12 gushtit të vitit 1924.

Në këtë mënyrë, pas 21 gushtit kur vendimi hyri në fuqi,  çdo shkresë zyrtare që kishte lidhje me Shëngjinin, do të përdorej emërtimi Wilson.

"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin

Por ky propozim  do të zgjaste pak në kohë, aq sa dhe vetë qeveria e Fan Nolit që do ta mbyllte kapitullin pas 6 muajsh, në dhjetorin e vitit 1924.

Qeveria që erdhi në pushtet pas ikjes së Nolit nuk e avancoi më tej përdorimin e emrit të Shëngjinit, ashtu sikurse edhe popullata  që po haste vështirësi të përshtatej me emrin e tij; që mbeti më shumë si një akt ku Shqipëria tentoi të shprehë në një mënyrë ndryshe mirënjohjen që kishte ndaj ish presidentit, që konsiderohej dhe konsiderohet ende sot, “Miku i Shqiptarëve”

Edhe pse emri i Wilsonit nuk mbeti i përhershëm në toponiminë shqiptare, vlerësimi për të si “Miku i Shqiptarëve” mbetet i pashlyer në kujtesën historike.

Marrë nga SCANTV

Tags: 1924dekretPlazhishengjinturizmiwilson
Share14Tweet9Send
WebLajm

WebLajm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Në modë
  • Comments
  • Të fundit

“Sarile”, rekord në rrjet! Fjalë Rumune, Shqip përkthehet Kërcej

November 28, 2023
Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

June 16, 2025
Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

February 11, 2025
Ekskluzive / SPAK pranon dosjen e MikroKredive, Tre banka në dosjen e vjedhjes me afro 40 mil euro❗️

Ekskluzive / SPAK pranon dosjen e MikroKredive, Tre banka në dosjen e vjedhjes me afro 40 mil euro❗️

December 8, 2024
Skandali me shitjen e Diplomave False / Arrestohet Pronari dhe Administratori i Kolegjit Universitar WISDOM, skema nga Tirana në Itali. Zyrtari Shqiptar 2000 euro çantë Luis Viton, në dosje ish Ministri

5

Skandali me Sterilizimin, lindjet natyrale u llogariten si lindje me operacion! 400 milion në vit u rrit kosto

3

Rakip Suli në Spak 2 herë brenda javës, dorëzon dokumentat e tenderave, pamjet

2
Ekskluzive/ Kryebashkiaku punësohet tek Muzeu Historik në Fier. 40 orë punë për të shlyer dënimin e kërkuar nga SPAK

Ekskluzive/ Kryebashkiaku punësohet tek Muzeu Historik në Fier. 40 orë punë për të shlyer dënimin e kërkuar nga SPAK

2
5 vite WIZZ AIR në Tiranë  / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

5 vite WIZZ AIR në Tiranë / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

July 1, 2025
Ekskluzive/ Renea, Antiterrori dhe Forcat Speciale, Ekipi i Sigurisë për Kuq e Zinjtë në Euro 2024

Tregu i mbushur me veshje false të kombëtares / Kapen Kostume e Fanella me logon “Macron”. Dokumenti

July 1, 2025
Green Coast Hotel – MGallery Collection: Një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar

Green Coast Hotel – MGallery Collection: Një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar

July 1, 2025
Dy zv.Ministre në qeverinë Rama japin dorëheqjen / Dokumenti

Dy zv.Ministre në qeverinë Rama japin dorëheqjen / Dokumenti

July 1, 2025
WebLajm

Copyright © WebLajm

Navigate Site

  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
  • Home
  • Aktualitet
  • Politikë
  • CityNews
  • Ekonomi
  • Sport
  • Foto Lajm
  • Opinion
  • Sondazh
  • Kerko Gjej
  • Social News
  • Info Utilitare

Copyright © WebLajm