Shkodrani Spiridon Lito i skeduar që në 2013 për skemën e tij të mashtrimit “jam shoku i djalit tuaj në emigrim, më duhen 500 deri në 1000 euro”. Është arrestuar nga policia e komisariatit numër 1 në tiranë.
Ai ka mashtruar mbin10 familje ndërsa hetimet ende vijojnë.
Lito këtë skemë e ka nisur në Korçë në 2013 pas disa vite burg ai fitoi lirinë dhe në 2021 u arrestuar në Fier.
Pas daljes nga qelia ai ka vijuar sërish mashtrimin, këtë herë në tiranë.
Për të gjetur viktimat ai shonte në çdo pallat duke nisur me pyetjet se kush kishte fëmijë jashtë e si quheshin me arsyetimin se i kishte miq por skujtonte emrin.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “The Friend”.Përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 64-vjeçari. 64-vjeçari i dënuar më parë, për të njëjtën veprimtari.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The friend”.Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit: S. L., 64 vjeç, banues në Tiranë.Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
