Ish Presidenti, Ish Kryeministri dhe sot deputet i zgjedhur më 11 Maj dhe Kryetar i PD-së z.Sali Berisha nuk do të hap seancën e parë të parlamentit.
Ende ska një datë për seancën e parë por sipas afateve ajo përllogartitet më 9 shtator 2025.
Teksa ndodhej në spak për masën detyrim paraqitje ai tha se e drejta që i lind nga rregullorja sdo të aplikohet prej tij dhe kjo gjë sdo të ndodh.
z.Berisha a do ta drejtoni seancën e parë të parlamentit?
“Kjo pyetja e ka përgjigjen, nuk do të mund të ndodhë ndonjëherë ajo.Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruoze të 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste. Kjo vjedhje ka qenë e paralajmëruar”
Ja çfarë parashikon rregullorja e Kuvendit:
Neni 1
Mbledhja e parë e legjislaturës1.
Mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti mëi i vjetër në moshë. Në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë.
2. Tre deputetë, ndër deputetët me moshën më të re, caktohen nga drejtuesi i seancës të kryejnë përkohësisht detyrën e Sekretarisë së Kuvendit deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit. Përbërja e Sekretarisë pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve.
3. Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nuk zhvillohet asnjë debat.

Parlamenti i ri pritet të ketë 140 deputetë mes tyre 83 nga PS, 50 nga PD, 3 nga PSD, 2 nga Partia Mundësia, 1 nga Shqipëria Bëhet dhe një nga Lëvizja Bashkë.
Ndërsa mesditën e kësaj të hëne gjykata e posaçme pranoi kërkesën e spak për të nisur gjykimin e doajes “partizani” ku i pandehur është edhe Berisha.
I pandehur me ketë vendim meret edhe Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja etj.
VENDIMI
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë
15.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të
procedimit penal nr. 287, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi,
Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andia Pustina, Studio Pustina sh.p.k., Shoqëria
Homeplan sh.p.k. dhe Shoqëria Kontakt sh.p.k.”. - Në seancën e datës 19.05.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndër të tjera, ka vendosur:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar dhe dërgimin për gjykim trupit gjykues të themelit të Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal nr. 287, të
vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në
ngarkim të të pandehurve:
Sali Berisha, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Jamarbër Malltezi, akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në
bashkëpunim me shtetasin Sali Berisha, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit
Penal, si dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë e 25
i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “c”, “ç” dhe “d” të K.Penal.
Fatmir Bektashi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga
neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose
veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287,
paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç” të
K.Penal.
Xhimi Begeja, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve
të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar
nga neni 287 paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma
“b”, e K.Penal.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
Andia Pustina, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve
të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi
i dytë i K.Penal, kryer ne bashkepunim, gjate ushtrimit te nje veprimtarie
profesionale, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç”, “dh” të K.Penal,
Studio Pustina sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të
Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni
287 paragrafi i dytë i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç”, “dh”
të K.Penal,
Shoqëria Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit
të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni
287 paragrafi i parë i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, “ç” të
K.Penal,
Shoqëria Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të
Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni
287 paragrafi i pare i K.Penal, në formën e parashikuar nga gërma “b”, të K.Penal.
Tiranë, më datë 19.05.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar