Vijimi operacioneve “Shpirti dhe Zemra” kanë bërë që spak të firmos me antimafian 24 urdhër arreste.
Mes tyre avokat, policë zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.
Masë sigurie është firmosur edhe për biznesmenin Ervis Doçi njohur si Visi i Pojës.
Ai ende sështë arrestuar por është shpallur në kërkim.
Janë sekuestruar si pjesë e këtij hetimi edhe disa pasuri në durrës dhe tiranë.
Operacioni i koduar “Ura” ka vënë në sekuestro pasuri në Shqipëri dhe Itali, që përfshijnë pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh.
Operacioni, thuhet në një komunikatë të DIA-s italiane, është pjesë e një hetimi më të gjerë të Prokurorisë Antimafia të Barit dhe SPAK-ut të Shqipërisë, që synon të luftojë trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat transportojnë sasi shumë të mëdha droge ndërmjet Ballkanit, Europës Veriore dhe rajonit të Pulias.
Sekuestrot e Miraturata nga GJKKO
Nën sekuestro janë vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës), “Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.