Zyra e Administratës Amerikane për Luftën kundër Drogës (DEA) ka bërë një thirrje publike për bashkëpunim nga qytetarët shqiptarë në përpjekje për të zbuluar dhe goditur rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës me lidhje në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, DEA u bën thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të ndihmojnë me informacione të besueshme në lidhje me aktivitetet kriminale të individëve apo grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
The U.S. Drug Enforcement Administration’s Tip Line for Albania is active. The DEA encourages anyone with information about drug trafficking or the laundering of drug proceeds to share information with DEA personnel on WhatsApp at: +1 571 502-7846 or by email at: [email protected]. All information will be kept confidential. Our thanks to those individuals who have submitted credible tips that have supported DEA operations. The United States is committed to working with Albania to combat drug trafficking and related money laundering, in order to protect the citizens of both our countries and prevent the flow of illegal drugs into the United States.
Lexo më shumë