Disa media deri edhe në TV të rëdësishme me audiencë, portale e jo vetëm kanë publikuar lajmin se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar kontroll në banesën e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Luan Duzha. Ky informacion është i pavërtetë dhe përbën një fake news.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 73, asnjë masë si kontrolli i banesës, arrestimi apo procedimi penal ndaj një deputeti nuk mund të ndërmerret pa miratimin e Kuvendit. Deri në këtë moment, nuk ka asnjë autorizim zyrtar të dhënë nga Kuvendi për të proceduar ndaj deputetit Duzha.
Përjashtim nga kjo rregull mund të bëhet vetëm në rast flagrante, pra nëse deputeti kapet duke kryer një krim të rëndë, gjë që nuk është rasti.
Kushtetuta e ndalon kontrollin pa AUTORIZIM
Neni 73 i Kushtetutës – Imuniteti i deputetëve:
Neni 73
(Ndryshuar me ligjin nr. 88/2012, datë 18.9.2012, ndryshuar paragrafi 3, me ligjin
nr.76/2016, datë 22.7.2016)
- Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
- Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.
- Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
- Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të hapur.
Përjashtimi:
Nëse deputeti kapet në flagrancë duke kryer një krim të rëndë, atëherë SPAK mund të veprojë pa autorizim paraprak, por duhet ta njoftojë menjëherë Kuvendin.
E vërteta është se disa ditë më parë në kuadër të një proçedimi penal ku i dyshuar është edhe një deputet ka patur jo vetëm kontrolle por po ashtu edhe masa sigurie konkrete në qarkun e Elbasanit.