Në një përgjigjje të interesit të gazetarëve SPAK deklaroi në Prill se një ministër është në hetim.
Nuk munguan aludimet e deri tek qëndrimet secili me burimet e tija se është ky apo ai ministër e deri tek sështë ministër por ish ministër.
Në standartin e spak asnjëherë sbëhet publik në media një emër personi në hetim deri sa ndaj tij ska një masë sigurie.
WebLajm sjell një kronologji me foto të Ministrave që kanë kaluar derën e Prokurorisë së Posaçme pasi kanë marrë fletëthirrje për të dhënë aty deklarime si persona që kanë dijeni për rrethanat e një vepre penale.







Në këtë kronologji me foto rezulton se janë pyetur: nga viti 2022-2024 në total 6 Ministra dhe një zyrtar i cili Ministër u bë më vonë.
Ish Ministri Financave Ervin Mete / koha e pyetjes nga SPAK (ministër)
Ministre Anila Denaj
Ministre Ogerta Manastirliu
Ministre dhe zv.Kryeministre Belinda Balluku
Ministër Niko Peleshi
Ministër Arbian Mazniku
Ministër Blendi Gonxhe / koha e pyetjes ish kreu DPSHTRR
Ndalur tek interesi i medias për zv.Kryeministren Balluku, SPAK është pyetur në mënyrë nominative por përgjigja e dhënë është se ska asnjë informacion për të ndarë.


Pyetjet e Medias / Përgjijet e SPAK
znj.Balluku dëshmoi për aferën e inceneratorëve, ndërsa emri i saj nuk figuron në regjistrin e personave në hetim nga spak.
Për aferën e inceneratorëve u pyet edhe ish ministri i mbrojties Niko Peleshi. Ai rezultoi në dosjen Ahmetaj si i përfshirë në raporte njohje dhe takime jashtë vendit me Bosët e Inceneratorëve Zoto-Mërtiri.
Ministri Mazniku u pyet nga SPAK pak muaj më parë për aferën e ish kolegëve të tij në Bashkinë Tiranë dhe dosjen e njohur si “5D”.
Ministre Denaj rezulton se është pyetur për një hetim në kohën që ka drejtuar ministrin e ekonomisë.
Gonxhe i vetmi i pyetur jo si ministër, pra postin që mban sot. Para mediave asokohe deklaroi se lidhej me një hetim për pal të treta dhe jo ndaj tij.
Ish ministri Ervin Mete rezulton se është pyetur për aferën e inceneratorit pasi ai ka mbajtur postin e zv.Ministrit kur ekonomia drejtohet nga Arben Ahmetaj.