Krimi Ekonomik në Lezhë zbulon shkollën e palicensuar dhe nis hetimet ndaj Klementina Shahinit.
WebLajm.com mëson se Lezha Academic Center funksionon me nipt numër regjistri tregtar si Organziatë Jofitimprurëse me objetin “ORGANIZAT JOFIMPRURES,EDUKUES,FETAR DHE BAMIRES.
Të dhëna nga regjistri OJF-ve
L17818591L ALBANIAN MENNONITE EDUCATION (A M E )
KLEMENTINA B SHAHINI 0215 22450 “LAGJIA BESLIDHJA,RR HYDAJET LEZHA
ISH HOTEL LETI0″ LEZHE
ORGANIZAT JOFIMPRURES,EDUKUES,FETAR DHE BAMIRES
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen K. Sh., 66 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi drejton një shkollë private dhe nga verifikimet rezultoi se nuk ka liçensë për arsimin fillor. Gjithashtu, dyshohet se 66-vjeçarja bënte punësime sezonale të stafit pedagogjik, me periudha 3-4 mujore dhe nuk i deklaron si punësime të ligjshme duke shmangur detyrimet tatimore.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Ende mbetet mister fakti se si ky subjekt tregtarë me status OJF ka zhvilluar aktivitetin e tij mësimor pa licensë nga autoritetet e ministrisë së arsimit. Jo vetëm ka qenë një shkollë e njohur por nxënësit e saj dhe administrtorja e proçeduar penaliaht kanë arritur të promovojnë aktivitetin e tyre deri në sallën e parlamentit shqiptarë në vitin 2018.

Arsimi fillor lidhet me dijen e fëmijëve dhe në rrjetin social kjo shkollë e pa licensuar sipas policisë reklamon thuajse çdo ditë aktivitetet e saj dhe ska qenë aspak e fshehur. Mësues dhe nxënës të saj rezultojnë të dekoruar me çertifikata edhe nga Bashkia Lezhë.


E teksa një hetim i tillë ka impakt tek prindrit nxënësit dhe qytetarët policia ska njoftuar as në grupin e policisë në lezhë e as në rrjetin social facebook. Por në raportin e dt.18 Qershor e ka vendosur nga fundi me një paragraf një hetim që do donte jo vetëm informimin e publikut por edhe sqarime se si kjo shkollë ka vepruar deri më tnai.
