Elsa Ulliri ka paraqitur dorëheqjen nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Dorëheqja është paraqitur pranë drejtuesit të GJKKO-së, Erion Bani. Në arsyetimin e saj, Ulliri deklaron se është kushërirë me deputeten demokrate Andua Ulliri. Elsa Ulliri ishte caktuar si gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë të trupës gjykuese janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
Në orën 09:30 ka nisur seanca për shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit për ndryshim të masës së sigurisë, dhe në orën 10:00 mbahet seanca në themel, ku pritet të merret vendimi për kërkesën e gjyqtares.
Jamarbër Malltezi në GJKKO kërkon heqjen e masës së arrestit. Në orën 10:00, gjithashtu nis edhe procesi “Partizani”.Pak para nisjes së senacës para mediave Malltezi tha se: “Ky është një proces politik, i ngritur mbi kallëzimin e rremë të Taulant Ballës.”Malltezi: “Do të kërkojmë që në gjyq të vijë si dëshmitar Edi Rama; ai ka firmosur 8 herë në këtë dosje, ndërsa Sali Berisha nuk ka asnjë firmë.”
Kërkesa e Malltezit për të ndryshuar masën e sigurisë arrest shtëpie u shty për më 7 Korrik, pasi duhet të vendoset më parë mbi kërkesën e dorëheqjes së gjyqtares Ulliri.