Gjyqtari Gerd Hoxha i drejtohet Spak dhe Institucioneve të drejtësisë me një letër të hapur: Elton Kërluku s’duhet të garojë për drejtues të BKH-së, është i dënuar dhe me masë
Gjyqtari dhe nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, me anë të një shkrese dërguar SPAK-ut, KLGJ-së, KLP-së dhe Komisionit të Verifikimit, duke kërkuar përjashtimin e kandidatit Elton Kërluku nga gara për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Hoxha argumenton se Kërluku është përjashtuar nga Policia e Shtetit në vitin 2004 për shkelje të rënda disiplinore dhe etike — vendim që u mbajt në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.
Ai thekson se, megjithatë, Kërluku, pasi u rikthye në sistemin e drejtësisë, ka shërbyer si hetues financiar në Prokurorinë e Posaçme dhe ka qenë pjesë e komisionit që në 2024‑ën, komidion i cili hoqi nga gara Hoxhën për në Gjykatën e Posaçme — një situatë që Hoxha e sheh si shembull i dy standardeve.
Në letrën e tij, ai kërkon nisjen e hetimeve disiplinore e penale dhe thekson se Kërluku nuk plotëson kushtet e sigurisë për t’u emëruar në struktura të SPAK/BKH-së, pasi është përjashtuar më parë për shkelje të rëndë të betimit pranë uniformave blu.
Ndërkohë të martën në SPAK pritet të zhvillohet faza e radhës ajo e eses për 7 aplikantët, mes tyre edhe Kërlukun e përjashtuar më parë nga policia.
Shkresa e Hoxhës








