“Nuk ka punonjës të kualifikuar!” – Indeksi i Dhomës Amerikane: Gjetja e stafit, sfida kryesore e bizneseve
“Nuk ka punonjës të kualifikuar!” – Indeksi i DhomësKlima e të bërit biznes në Shqipëri nuk ka qenë shumë e favorshme në 2024.
Kështu e ka vlerësuar Dhoma Amerikane e Tregtisë mjedisin e biznesit në Shqipëri gjatë vitit që lamë pas. Megjithatë, sipas anëtarëve të saj, klima e biznesit pritet të përmirësohet në 2025.
Dhoma Amerikane publikon çdo vit Indeksin e Biznesit, nëpërmjet pyetësorëve të të cilit identifikohen dhe maten problemet me të cilat përballet komuniteti i biznesit.
Kjo i mundëson Dhomës Amerikane të Tregtisë që të bashkëpunojë me qeverinë dhe aktorë të tjerë për të përmirësuar mjedisin e biznesit në Shqipëri.Këtë vit, vlerësimi për klimën e biznesit ka rënë në 46.47 pikë nga 100 në total, në krahasim me 47.57 pikë që ishte një vit më parë, duke prodhuar sërish një Indeks që është nën nivelin e mesatares.
Pavarësisht një përmirësimi të lehtë në 2024, problematika kryesore në sektorin e biznesit mbetet gjetja e stafit të kualifikuar lokal. Ndërkohë, monopoli dhe konkurrenca e padrejtë, ekonomia informale, burokracia qeveritare dhe niveli i përgjithshëm i taksave janë disa nga sfidat e tjera me të cilat përballen bizneset.
Nga ana tjetër, furnizimi me energji apo rendi dhe siguria në vend patën perceptimin më të mirë për kompanitë e anketuara gjatë vitit 2024, ndërsa perceptimi për infrastrukturën pati një përmirësim të lehtë.
Gjithashtu, shërbimet dhe politikat bankare, klima e brendshme politike, sigurimi i financimit për zhvillimin e biznesit, kërkesa për mallra dhe shërbime në eksport rezultojnë të jenë përmirësuar në pikëzim.
Për vitin 2025, anëtarët e AmCham parashikojnë një trend pozitiv për klimën e biznesit, performancën e ekonomisë shqiptare, kërkesën për mallra dhe shërbime, si dhe reformat ekonomike apo politikat e qeverisë qendrore.
Marrë nga ScanTV