Italianët të interesuar për Bazën Detare të Pashalimanit – Synohet ringritja e kantjerit detar për prodhimin e anijeve të Forcës Detare
Investitorë italianë janë të interesuar për të ringritur dhe vënë në funksion Bazën Detare të Pashalimanit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrii i mbrojtjes Pirri Vengu, i cili ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një video ku tregohet se tashmë ka nisur vlerësimi Teknik I bazës së mirënjohur shqiptare. Në postimin e tij Vengu shkruan se “Ka nisur vlerësimi teknik me partnerët italianë me qëllim ringritjen e kantjerit detar për prodhimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve të Forcës Detare”.
Sipas drejtuesit të dikasterit të mbrojtjes interesi I të huajve për të investuar në kapacitet ushtarake të vendit tonë është I lartë. Vengu shkruan se “Në 9 muajt e fundit, 20 shoqëri prodhuese të industrisë së mbrojtjes kanë shprehur interesin e tyre për të bashkëpunuar me KAYO, shoqërinë shtetërore të prodhimit ushtarak “Made in Albania”.
Sipas tij përgjatë muajve qershor dhe korrik 2025, janë finalizuar negociatat me tre prej tyre duke i hapur rrugën themelimit të 3 sipërmarrjeve të reja ku shteti është aksioner në prodhimin e:
Mjeteve të blinduara & mjeteve të emergjencave civile;
Uniformave dhe pajimeve personale;
Municioneve;
Ministri bën të ditur gjithashtu se po vijojmë negociatat për prodhimin e armatimit të lehtë, si dhe asemblimin e sistemeve të artilerisë, predhave dhe dronëve luftarakë.
Lexo më shumë