Nuk ndyshon masa arrest me burg per admnistratorin CEO-n Kinez HongPing Xiao dhe ish-administratorin Leonidha Çobo
Nga 5 masat arrest arrest shtepie , zbutet masa vetem per njeren prej te dyshuarave duke caktuar masen detyrim paaqitje per shkak te rrethanave familjare si nene e nje femije 2 vjec
Nderkohe per 3 persona u hoq masa ndalim i daljes jashte vendit duke lene ne fuqi vetem detyrimin per tu paraqitur ne policine gjyqesore
Skandali i “Bankers Petroleum” – Të arrestuarit dalin para Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm
Të arrestuarit në kuadër të hetimeve për skandalin financiar të kompanisë Bankers Petroleum janë paraqitur sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku kanë ankimuar masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Fierit.
Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur masën e “arrestit me burg” për ish-drejtorin Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual të kompanisë, shtetasin kinez Hongping Xiao, ndërsa për tetë të tjerë ishin vendosur masa të tjera sigurie.
Prokuroria akuzon zyrtarët dhe ish-zyrtarët e kompanisë, si dhe disa persona të shpallur në kërkim, për një sërë veprash penale, përfshirë:
- Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
- Fshehja e të ardhurave
- Pastrimi i produkteve të veprës penale
- Shpërdorimi i detyrës
- Moskryerja e detyrave nga organet tatimore
Këto vepra janë të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248 dhe 181/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë, përfaqësues të Ambasadës Kineze në Tiranë nuk janë lejuar të ndjekin seancën nga afër, pavarësisht interesimit të tyre për fatin e shtetasit Kinez të arrestuar.