Marrëveshje Paqeje Historike mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nënshkruhet me Ndërmjetësimin e SHBA
Washington, D.C. – Shtëpia e Bardhë ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje historike paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke i dhënë fund një konflikti të përgjakshëm dhe të gjatë që ka zgjatur për më shumë se 35 vjet. Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe udhëheqjen e Presidentit Donald J. Trump, palët kanë arritur një akord që synon vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajonin e Kaukazit.
“Për më shumë se 35 vjet, Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar një konflikt të hidhur që ka sjellë vuajtje të mëdha… shumë kanë provuar të gjejnë një zgjidhje, por kanë dështuar. Me këtë Marrëveshje, ne më në fund kemi arritur të sjellim paqen,” deklaroi Presidenti Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Marrëveshja konsiderohet një arritje diplomatike me rëndësi ndërkombëtare dhe pritet të sjellë stabilitet në një zonë që ka qenë për dekada të tëra në tension të vazhdueshëm. Detajet e plota të marrëveshjes pritet të bëhen publike në ditët në vijim, por burime pranë administratës amerikane thonë se ajo përfshin garanci të ndërsjella sigurie, respekt për integritetin territorial dhe angazhime për bashkëpunim ekonomik dhe humanitar.
Analistët ndërkombëtarë e kanë cilësuar këtë zhvillim si një fitore për diplomacinë dhe një hap të madh drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Kjo marrëveshje shënon një moment kyç në historinë moderne të rajonit dhe është një hap pozitiv për paqen dhe zhvillimin në Kaukaz dhe më gjerë.
Pas pak ditësh Trump pritet të takohet me Presidentin Rus Vladimir Putin dhe atë Ukrahinas Volodimir Zelenksi. Të dy vende në luftë, në pritje të një marrëveshje paqeje.