Autoritetet kroate kanë njoftuar një përmbajtje të lartë nikel në fruta- perimet (Pjeshkë) e importuara nga Shqipëria. Lajmi është raportuar fillimisht më 21 gusht 2025 dhe është verifikuar nga Komisioni Evropian më 26 gusht. Ndërsa në shqipëri autoritet skanë bërë asnjë njoftim për konsumatorët.
Produkti, i kategorisë “Fruta dhe perime”, u ndalua në kufi dhe u vendos për shkatërrim nga autoritetet kroate për të shmangur rrezikun potencial për konsumatorët. Analiza laboratorike tregoi një nivel nikel prej 0,267 mg/kg në pjeshkë (Pjeshke).
Kjo nuk është hera e parë që vendet europiane kthejnë pas produktet shqiptare për probleme të tilla. Megjithatë, këto produkte zakonisht nuk bllokohen në tregun shqiptar, dhe disa ngarkesa potencialisht të rrezikshme janë rishitur dhe shpërndarë brenda Shqipërisë, duke ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore.
WebLajm.com ka siguruar dokumentin e sistemit europian të monitorimit, i cili mbron konsumatorët dhe i njofton ata për rrezikun e lartë nga konsumimi i këtij produkti, në këtë rast të kontaminuar me metale.
Organisations
Albania (o)(op)(ffa) Croatia (n)(op)
(n) Notifying | (o) Origin | (d) Distribution | (op) Operator
(ffup) Flagged for Follow-Up | (ffa) Flagged For Attention
Reference
2025.6367 copy to clipboard
Subject
High content of nickel in peaches from Albania copy to clipboard
Notification type
Food copy to clipboard
Notification basis
Border control – consignment detained copy to clipboard
Classification
Border rejection notification


Pyetjet mbeten? A do të përgjigjet Ministria apo Institucionet e Varësisë
Ku janë prodhuar?
Kush i Importoi?
A ka sasi të kontaminuar në tregun vendas?
Ushqimet e kontaminuara me nikel mund të sjellin disa rreziqe për shëndetin, veçanërisht nëse ekspozimi është i lartë ose i përsëritur.
1. Reagime alergjike
- Nikeli është një nga metalet më të zakonshme që shkakton alergji.
- Personat me alergji ndaj nikelit mund të zhvillojnë:
- Skuqje, kruarje ose dermatit kontakti.
- Në raste më të rënda, dhimbje abdominale ose simptoma të tjera gastrointestinale.
2. Efekte gastrointestinale
- Konsumimi i nikelit në sasi të larta mund të shkaktojë:
- Dhimbje barku
- Diarre
- Nauze (marramendje e të përzier)
- Këto efekte zakonisht shfaqen tek njerëzit më të ndjeshëm ose pas ekspozimeve të mëdha.
3. Efekte kronike
- Ekspozimi i gjatë ndaj sasisë së madhe të nikelit përmes ushqimit mund të ndikojë në:
- Sistem imun (mund të shkaktojë reagime alergjike të vazhdueshme)
- Sistem nervor dhe organet e tjera në rastet e nivelit shumë të lartë (por kjo është shumë e rrallë përmes ushqimit normal).
Comments 1