Autoriteti i Konkurrencës nis hetim paraprak për Vodafone dhe One, fton qytetarët të raportojnë shqetësimet.
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, që përfshin dy operatorët kryesorë në vend, Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA. Hetimi do të mbulojë periudhën 1 janar 2022 – 25 korrik 2025.
Në njoftimin zyrtar, institucioni thekson se procesi synon mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e një tregu të hapur e konkurrent, ku përdoruesit të kenë mundësi zgjedhjeje për shërbime cilësore dhe me çmime të drejta. Autoriteti u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve celulare që të kontribuojnë në hetim, duke ndarë ankesa, problematika apo shqetësime që lidhen me funksionimin e këtij tregu.
Qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në proces mund të paraqiten pranë Autoritetit të Konkurrencës ose të kontaktojnë përmes adresës zyrtare të e-mailit: [email protected]. Ky hetim konsiderohet një ndër më të rëndësishmit për tregun e telekomunikacionit, pasi pritet të japë përgjigje mbi praktikat e dy operatorëve që dominojnë shërbimet celulare në Shqipëri.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AUTORITETI I KONKURRENCËS
Rruga SAMI FRASHËRI, Nr. 4, Kati IV, Tiranë 1004, +355 (0) 42234504, caa.gov.al, [email protected]
NJOFTIM PËR SHTYP
A jeni përdorues i shërbimeve celulare? Kontributi juaj ka rëndësi!
Autoriteti i Konkurrencës, në ushtrim të kompetencave të tij ligjore, ka hapur një hetim
paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, që përfshin ndërmarrjet Vodafone
Albania SHA dhe One Albania SHA, për periudhën 1 janar 2022 – 25 korrik 2025.
Ky hetim synon të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, duke garantuar një treg sa
më të lirë dhe konkurrent, ku secili përdorues të ketë mundësinë të zgjedhë shërbimin që i
përshtatet më shumë, me cilësi dhe me çmime të drejta.
Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurrencës fton të gjithë përdoruesit e shërbimeve celulare që
dëshirojnë të ndajnë ankesat, problematikat apo shqetësimet e tyre lidhur me këtë treg, t’i
adresojnë pranë institucionit tonë.
Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, mund të paraqiten pranë Autoritetit të
Konkurrencës ose të kontaktojnë në adresën zyrtare të e-mailit: [email protected].
.