Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur sot hapjen e garës për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi. Ky zhvillim vjen pas përfundimit të mandatit të prokurorit drejtues z.Altun Dumani, mandat i cili përfundon më 19 dhjetor 2025. Prokurorët e interesuar do të kenë 21 ditë kohë për të aplikuar sipas afatit të përcaktuar nga qeverisja e prokrorëve.
WebLajm.com mëson se ndër emrat që pritet të dorëzojnë kandidaturën e tyre për kreune SPAK janë: Anita Jella, Vladimir Mara, Adnan Xholi, Bledar Maksuti, Klod Braho si dhe Ols Dado. Procesi pritet të zhvillohet me transparencë, ndërsa vendimi final i KLP-së do të përcaktojë se kush do të udhëheqë institucionin tre vitet e ardhëshme.
Kronologjia e drejtuesve të SPAK
- Dhjetor 2019 – Pas përzgjedhjes së 8 prokurorëve të parë të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi Arben Krajën si drejtuesin e parë të institucionit. Mandati i tij trevjeçar shënoi fillimin e hetimeve të rëndësishme ndaj zyrtarëve të lartë dhe grupeve të krimit të organizuar.
- Dhjetor 2023 – Pas përfundimit të mandatit të Krajës, KLP zgjodhi Altin Dumanin, një prej prokurorëve më aktivë të strukturës, si kreun e dytë të SPAK. Dumani u zgjodh me 5 vota pro dhe drejtoi në një periudhë me hetime të bujshme ndaj ish-ministrave dhe zyrtarëve të lartë.
- Shtator 2025 – KLP shpall hapjen e garës për kreun e ri të SPAK, duke ftuar kandidatët brenda radhëve të prokurorëve të posaçëm të paraqesin aplikimet. Procesi pritet të zhvillohet me transparencë, ndërkohë që zgjedhja do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në vazhdimësinë e punës së institucionit.