Familja e Deputetit dhe ish kreybashkiakut të Kamëz, Xhelal Mziu ka përjetuar panik e terror mëngjezin e kësaj të Premte. Një mesazh kriminal me shpërthim tritoli ju është vendosur në banesë.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.