IKMT vijon aksionin në zonën e Rinasit: 155 objekte të paligjshme të prishura deri tani
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar me intensitet aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën përreth Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.
Sipas njoftimit zyrtar, deri më tani janë prishur dhe çmontuar 155 objekte shërbimi, të cilat ishin ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me ligjin.
Aksioni është pjesë e një operacioni më të gjerë për mbrojtjen e territorit dhe rikthimin e ligjshmërisë, veçanërisht në zonat me rëndësi të lartë publike si ajo e aeroportit ndërkombëtar e jo vetëm.
IKMT ka deklaruar se operacioni do të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës, ndërsa paralajmëron çdo ndërtim tjetër të paligjshëm se do të përballet me të njëjtin trajtim ligjor.
Ky ndërhyrje vjen në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të luftuar ndërtimet pa leje dhe për të vendosur rregull në zhvillimin urban.