Ish-kreu i AMP-së, i cili pak muaj më parë dha dorëheqjen duke konfirmuar lajmin e botuar në weblajm.com se kishte mbyllur karrierën e tij tek mbikëqyrja policore, nga kjo e mërkurë ka nisur punë në Prokurorinë e Posaçme.
Zyrtarisht ende s’ka asnjë konfirmim për rekrutimin e tij në SPAK, ndërsa burime për weblajm.com sqaruan se ai sot është paraqitur në këtë godinë me statusin e këshilltarit.
Pak javë para largimit nga kreu i AMP-së, Sulejmani u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës së Beratit për veprime arbitrare. Ky vendim i Gjykatës së Beratit u hodh poshtë më pas nga Prokuroria e Tiranës, e cila pushoi hetimet dhe Apeli që hoqi masën.
Nuk dihet nëse oficeri i policisë që kallëzoi Sulejmanin për veprime arbitrare ka bërë apo jo ankim, por zyrtarisht hetimi i nisur ndaj tij në Berat u pushua. Vendin e Sulejmanit në AMP e zuri Eduart Merkaj ish drejtues në Byronë Kombëtare të Hetimit.
Lexo më shumë