Astrit Kalaja ka ndërruar jetë. Ai është qëlluar me armë nga një person brenda sallës së gjyqit. Autor i arrestuar i sulmit është Gjon Shkëmbi.

Kush ishte Astrit Kalaja
Emër Mbiemër
Astrit Kalaja
Data e emërimit fillestar
1993-11-24
Pozicioni aktual
data e marrjes së detyrës aktuale
Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme•01.02.2023 – aktualisht – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.•20.03.2019 – 01.02.2023 –
Zv.Kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër.• 11.06.2004 – 01.02.2023 – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.• 24.11.1993-11.06.2004 – Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.Arsimi dhe Doktoratura ose
Master• 2011 – Master i Nivelit të Dytë në Shkenca Juridike Civile.• 26.06.1990 – Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.
Elvis Shkembi, autori i dyshuar, i shoqëruar në polici. Sekuestruar arma.
Të plagosur jashte rrezikut shtetasit Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj.

Njoftimi Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.
Comments 1