Marrja e një kredie sot është më e shpejtë dhe më e lehtë se kurrë. Por përtej shpejtësisë, ajo që ka më shumë rëndësi është vendimi i mençur. Për këtë arsye, Iute, fintech lider estonez me përfaqësi edhe në Shqipëri, iu bashkua edicionit të 11-të të fushatës ndërkombëtare “Bëhu një huamarrës i mençur”, e udhëhequr nga Microfinance Centre (MFC) në bashkëpunim me mbi 15 institucione mikrofinancash në Evropë dhe Azinë Qendrore.
“Ne ofrojmë kredi të shpejta dhe të thjeshta, por duam që çdo klient të marrë hua me përgjegjësi. Një kredi nuk është vetëm një transaksion financiar, është një vendim që prek familjen dhe të ardhmen,” u shpreh një përfaqësues i Iute.
Në zemër të fushatës është një listë prej pesë pyetjesh të thjeshta, që çdo person duhet t’ia bëjë vetes para se të marrë një kredi:
- Sa mund të përballoj?
- Sa do të paguaj në total?
- A e kuptoj kontratën?
- A kontrolloj unë kredinë, apo ajo mua?
- Çfarë bëj nëse diçka nuk shkon?
Fushata “Bëhu një huamarrës i mençur” ka arritur të përçojë mesazhin te mbi 3 milionë persona në mbarë Evropën dhe Azinë Qendrore. Tani ajo vjen edhe në Shqipëri për të fuqizuar qytetarët me njohuri financiare dhe vendimmarrje të përgjegjshme.
Me këtë nismë, Iute tregon se kreditë e shpejta mund të ecin krah për krah me kujdesin, transparencën dhe edukimin financiar, duke u dhënë klientëve jo vetëm akses të menjëhershëm në para, por edhe siguri dhe besim për të ardhmen.
Comments 2