Sot, ndër të parat herë që flet në Kuvend, ministri i Drejtësisë ka zgjedhur të thotë më shumë se një gënjeshtër.
Në fakt, gjyqtari Astrit Kalaja nuk u vra për ndarjen e një prone sipas ligjit 7501, por për vleftësimin e një urdhri ekzekutimi në zbatim të vendimeve të mëparshme gjyqësore z.Ministër.
Së dyti, o Lamo, Partia Demokratike ka plot mëkate — aq shumë sa as mosha jote nuk do mjaftonte t’i numëroje — por të akuzosh PD-në për miratimin e ligjit 7501 është ose padituri, ose mashtrim i qëllimshëm. Ndërsa PO ligji është më i ligu miratuar ndonjëherë.
Ti je deputet. Dhe, për më tepër, nuk je nga Tirana, por nga një zonë ku çështjet e pronës janë ende plagë e hapur. Prandaj, më mirë informohu. Nëse s’ke kohë të lexosh, pyet dikë — pse jo, edhe motrën e Diellës ( ChatGPT).
Ligji 7501 u miratua në korrik të vitit 1991.
Në atë kohë, Sali Berisha dhe PD ishin në minorancë, me vetëm 75 deputetë. Partia e Punës, nëna e Partisë Socialiste të sotme, kishte 169 deputetë. Në parlamentin e parë Post Komunist.
Ligji u miratua me 106 vota pro. Edhe sikur të gjitha votat e PD-së të ishin “pro”, duhej të ishin edhe 31 vota nga Partia e Punës ose përkrahësit e saj.
Pra, nëse Berisha “e paska miratuar” ligjin, atëherë është bashkëfajtor me Partinë tënde, ose me pasardhësit e saj që, nga sa duket, ti as nuk i njeh se kush janë e çkanë votuar.
Kështu pra, Lamallar: mos gënje. Ose, të paktën, mos thuaj gafa në publik. Kontroll mbi deklaratën zyrtare të Ministrit Lamallari ku thotë me Ligjin 7501 futën shqipërinë në vëllavrasje.
Po o Ministër, Por KUSH?

Teksti i Plotë i Deklaratës së Ministrit Lamallari
Nga përndjekja e Zef Brozit te akuzat ndaj Dumanit, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka bërë një reagim tjetër pas debateve të sotme në Kuvend, ku ai replikoi me opozitën. Lamallari sjell në vëmendje sulmet ndër vite të Sali Berishës ndaj krerëve të drejtësisë, si dhe përmend ligjin 7501 për ndarjen e tokës, i cili ka gjeneruar konflikt social. Më poshtë reagimi i plotë i Ministrit të Drejtësisë.
Në mungesë të një alternative të besueshme dhe një mbështetje gjithmonë e më e ulët, u ka mbetur veçse gjuha e urrejtjes, baltës dhe shpifjeve bajate, bashkë me lotët e krokodilit që gëzon sa herë ka viktima!
Është pikërisht kujtesa e një të shkuare që do të marrë fund njëherë e mirë me Shqipërinë evropiane, ajo që revolton çdo qytetar, i cili teksa endet në proceset e panumërta gjyqësore, i duhet të durojë hirin syve nga ata që linçuan, intimiduan dhe përndoqën krerë të institucioneve të drejtësisë, mundohen të fitojnë kapital politik mbi viktimat e një sistemi të mbrapshtë që lanë pas, i cili vazhdon e prodhon konflikte, me viktima qytetarë dhe shërbyes të ligjit!
Futën Shqipërinë në vëllavrasje me Ligjin e mbrapshtë 7501! Strumbullar i sa e sa konflikteve sociale, përçarjeve dhe dhunës mes shqiptarëve! Edhe çështja e fundit e gjykuar nga i ndjeri gjyqtar Kalaja, problem i mbrapshtë pronësie si mijëra të tjera ku shqiptarët ranë në kaosin dhe kurthin e një epoke që nuk do ta pranojë që i ka ikur vakti!
Ish Kreu i nderuar i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi ishte shënjestra e parë e një sulmi dhe përndjekjeje të paprecedentë që shpëtimin e vetëm kishte arratinë, i cili do të pasohej më pas nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Sollaku nën akuzat e ulëta me qëllim të pastër denigrues dhe shpejt pasuesja e tij, Ina Rama, një grua së cilës iu desh të dëgjonte etiketimet më të ndyra ndërkohë që në mes të Tiranës kishte ndodhur një krim shtetëror me katër viktima të pafajshme. Sot, refreni i baltës, presionit dhe akuzave të shfrenuara padyshim ka në fokus Kreun e SPAK!