Afro 1000 votues, saktësisht 990 persona, janë transferuar në pesë bashki ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore.
Bëhet fjalë për bashkitë Berat, Cërrik, Vlorë, Tepelenë dhe Mat.
Numrin më të lartë të zgjedhësve që kanë lënë kryeqytetin apo qytete të tjera për t’u regjistruar si votues në këto bashki e ka Vlora me 577 zgjedhës, e ndjekur nga Berati me 214.

Sipas ligjit, kushti kryesor për të votuar në zgjedhjet vendore është që qytetari të ketë vendbanimin në njësinë administrative ku zhvillohen zgjedhjet.
Burime për WebLajm.com bëjnë me dije se mes personave që kanë transferuar vendbanimin ndodhen edhe disa kandidatë, të cilët më herët nuk kanë jetuar në njësitë ku garojnë.
Sipas këtij raporti problem mbeten votuesit pa adresë që edhe në zgjedhjet e pjesshme konsiderohen në afro 21 %.
Ndërsa edhe pse me të drejtë vote 46 zgjedhës janë larguar nga 5 Bashkitë duke humbur të drejtën e votës.















































































































