Belgët e kishin shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasjen e Arjan Spahiut, e cila sipas hetimeve të tyre rezulton se është urdhërua nga Elbasani. 35 vjeçari Elio Bitri ndodhej në Holandë.
Është vënë në pranga personi i dyshuar si autor i vrasjes së Arjan Spahiut në Bruksel, Belgjikë.
Policia e Shtetit e cila sinjalizoi Holandezët se ku ndodhej Bitri bëri të ditur sot se është prangosur Elio Bitri, i njohur edhe me emrin Bledar Debrova. Ky i fundit është prangosur në Holandë, ndërsa me vete kishte një pistoletë me silenciator.
Kush është Elio Bitri?
Ai rezulton se është vëllai Lulzim Bitrit vrarë në elbasan në 5 tetor 2021, 1 vitë më parë. Ndaj tij Gjkko ka nxjerë një masë siguri në mungesë për llogari të Spak ndërsa shqipëria do kërkoj ekstradimin për tu përballur me drejtësinë këtu.
Ende nuk dihet nëse Elion Bitri ka kryer vrasjen si hakmarrje për vrasjen e vëllait apo për llogari të grupeve rivale.
Ndërsa Bitri është përmendur edhe nga Nuredin Dumani si personi që i vuri tritolin Talo Çelës.
2.8 kg tritol në banesën e Talo Çelës më 5 nëntor 2020, është vendosur nga shtetasi Elio Bitri, ka thënë Dumani për hetusit e SPAK.
Operacioni “Leiden”
Policia e Shtetit
Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale, finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet në Holandë, operacioni policor i koduar “Leiden”, i zhvilluar nga Policia holandeze, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe përdorte dokument me identitet tjetër, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari nga Elbasani.
35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Në vijim të punës hetimore të kryer nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale, me homologët holandezë, në kuadër të operacionit “Leiden”, u kap nga Policia holandeze shtetasi:
Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”.
Ky shtetas u kap në Leiden, Holandë, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër.
Pas veprimeve verifikuese nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Hagë, Holandë, pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi.
Gjithashtu, shtetasi Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës (maksimumi i dënimit burgim i përjetshëm).
Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët, me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për të luftuar krimin e organizuar.
Policia e Shtetit falënderon homologët holandezë, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.