Lindita Nikolla në mbyllje të seancës plenare ka njoftuar se do të largohet si kryetare e parlamentit për shkak të një situate personale shëndetësore.
“Sot mbyllet shërbimi im trevjeçar në kryer të Kuvendit si rezultat i një situatë shëndetësore që ma bën të pamundur mbajtjen e detyrës. Jam përpjekur të jap më të mirën çdo ditë për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij kuvendi pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë.
Nëse me ndokënd kam gabuar i kërkoj ndjesë. Nëse në momente të caktuar kam qenë e detyruar të marr anën e arsyes nuk e kam bërë si palë, por si e para mes 140 të barabartëve.
Përtej akteve të politikës teatrale, më mbetet ndjesia e mirë e respektit. Ju falenderoj të gjithëve dhe shpresoj të gjithë të kenë të njëjtën mbres si unë. Falënderoj adminstratën e Kuvendit.
Ju uroj me gjithë zemër të keni motivimin dhe të përfaqëson shqiptarët. E mbyll me lutjen të mos spekulohet me largimin tim të pashmangshëm nuk ka asnjë më njerëzore se sa pamundësia që më shtyu të marr këtë akt. Falënderoi zgjedhësit që më dhanë mundësi të marr pjesë ne Kuvend. Do kem më shumë kohë për familjen dhe zgjedhësit. Falënderoi kryeministri Rama dhe shokun tim tani. Gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja. Faleminderit të gjithëve”-ka qenë fjala e saj.