Autobuzi Unazës godet nga pas një makinë në semafor. Aksident i cili shoqërohet edhe me përfshirjen e 8 mjeteve të tjera, duke e çuar numrin në 10 mjete.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/02/IMG-20230227-WA0022-300x183.jpg)
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/02/IMG-20230227-WA0007-1-1024x576.jpeg)
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/02/WhatsApp-Image-2023-02-27-at-12.15.58-1024x576.jpeg)
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/02/WhatsApp-Image-2023-02-27-at-12.09.22-1024x576.jpeg)
Reagimi Bashkisë
Aksidenti në unazë, Bashkia Tiranë: Po bashkëpunojmë me institucionet për zbardhjen e plotë të shkaqeve, pamjet filmike i janë dhënë Policisë Rrugore
Bashkia e Tiranës i uron shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve që u lënduan sot në aksidentin e ndodhur pranë Urës së Shallvareve.
Përmes një njoftimi, Bashkia bën me dije se po bahskëpunon me të gjitha institucionet për zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të këtij aksidenti dhe se pamjet filmike i janë vendosur në dispozicion Policisë Rrugore Tiranë.
“Po bashkëpunojmë me institucionet përkatëse deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave, që çuan në këtë ngjarje!
Të gjitha filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion të Policisë Rrugore të Tiranës, teksa jemi informuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga kolegët e policisë, për të çuar në hetimin e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish”, thuhet në njoftim.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/02/IMG-20230227-WA0039-300x95.jpg)