Kreu i Partisë së Lirisë nis fushatën në Tiranë, krah kryesuese së listës për këshillin bashkiak ai ka kërkuar votat për lokalet e 14 majit.
Bashkë me znj. Silva Caka, kryesuesja e listës së Partisë të Lirisë për Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe me disa aktivistë të rinj nga LRI vizituam sot zonën e njohur si “Fresku”.
Kjo lagje e re e Tiranës është kthyer në një qytet brenda qytetit, por infrastruktura e saj nuk u përgjigjet nevojave të banorëve.
Qytetarët që takova më treguan për problematikat e përditshme me të cilat ata përballen e që do të zgjidheshin thjesht, po të kishte drejtues bashkiakë që fokusohen te puna dhe jo vetëm te propaganda.
Rrugë të ngushta e të shkatërruara, mungesa e kanalizimeve, mungesa e trotuareve, pamundësia për parkimin e makinave, çerdhe e kopshte me kapacitet të ulët, që nuk iu përgjigjen nevojave të zonës, si dhe përkeqësimi i situatës me ujin, që s’mund të pihet më, kërkojnë zgjidhje nga ekipi ynë që do votohet në 14 Maj për të sjellë Ndryshimin. ✌️🇦🇱
Shkruan Meta në Facebook