Më 14 dhe 15 qershor gjykata kushtetuese pritet të mbaj dy seanca të rëndësishme. E para është më 14 qershor aty ku kërkohet shpallja antikushtetuese e marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqiëprisë dhe Emriateve të Bashkuara.
Kërkues | 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, seancë plenare mbi bazë dokumentesh |
Subjekti i interesuar | Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave. |
Objekti | “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën si dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të Ligjit nr. 145/2020 “Për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të R.SH-së dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”; si dhe 2. Pezullimin e zbatimit të Ligjit nr. 145/2020 “Për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të R.SH-së dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, derisa vendimi i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.”. |
Ora | 10:00 |
E pikërisht në këtë marrëveshje përfshihet edhe Rizhvllimi i Portit të Durrësit.

Po ashtu ka edhe zona të tjera bregdetare në Jug e po ashtu edhë në Përmet. Deri në përfundim të gjykimit kushtetues deputetët e opozitës kanë kërkuar edhe pezullim të zbatimit të saj, marrëveshje e firmosur e kaluar në parlament prej vitit 2020.
Faksimile marrëveshjes
Një ditë më pas pritet që kushtetuesja më 15 qershor të çel senacën e parkut të butrinit, aty ku po deputetët e opozitës kërkojnë “Shfuqizimin e ligjit nr.50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, si të papajtueshëm me Kushtetutën, me Konventën e Parisit “Për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore”.

Kërkues | 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, seancë plenare publike |
Subjekti i interesuar | Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit |
Objekti | “Shfuqizimin e ligjit nr.50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, si të papajtueshëm me Kushtetutën, me Konventën e Parisit “Për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore”, e ratifikuar nga Shqipëria në datë 10.07.1989 (në vijim “Konventa e Parisit”) dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore. Pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, derisa të shqyrtohet çështja dhe vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.”. |
Ora | 10:00 |