Një 22 vjeçar zjarrfikës në Berat, është arrestuar për trafik droge. WebLajm mëson se ai është Eldi Shehaj.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/06/FB_IMG_1685860867650-300x300.jpg)
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier- Berat) ka arrestuar shtetasin E. SH., 22 vjeç, me detyrë Zjarrfikës në M.Z.SH Roskovec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Berat në automjetin Honda Civic që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/06/IMG-20230604-WA0004-677x1024.jpg)
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/06/IMG-20230604-WA0003-576x1024.jpg)
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/06/IMG-20230604-WA0002-576x1024.jpg)
Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e shtetasit E. SH. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparatë telefonikë celularë.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/06/FB_IMG_1685860861568-1-1024x1024.jpg)
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.