Vodafone – Kompania e vjedhjeve me stil, Denoncimi i gazetarit Osman Stafa për kontratën. Gazetari Osman Stafa ka denoncuar nëpërmjet fotove dhe kronologjisë një kalvar që ai po përjeton me kompaninë telefonike Vodafon.
Stafa ka shoqëruar denoncimin e tij në facebook me foto, duke e cilësuar një vjedhje me STIL!
“Më vjen një mesazh para disa javësh se kontrata ime me Vodafone po mbaronte.
Mesazhi më thoshte se kemi një ofertë vëtëm për ty. Për VODAFONE më kërkonte që të aktivizoja ofertën e dedikuar për mua.
Shumë mirë.
Shkoj tek dyqani i Vodafone. Aty më thonë që për ty s’ka asnjë ofertë. Veç se mund të vazhdojmë me të njëjtat kushte.
😡 Nervat e mia, pas talljes së parë.
Më thoni kemi ofertë për ty dhe talleni kështu?
Pra unë paguaja me kontratën që kisha 2320 lekë në muaj dhe OFERTA ishte po kjo shumë?
Nuk e rinovoj kontratën.
Pres që të mbaronin ditët dhe unë të rikthehesha në një abonent me parapages.
Por JO!!!
Edhe pse unë kisha një kontratë për 12 muaj, në përfundim kjo kontratë nuk shkëputet, por vazhdon të jetë aktive dhe të kalon automatikisht në kontratën e re. Pra unë duhet të paguaj 25 mijë lekë në muaj.
Kërkoj llogari për këtë dhe ajo çfarë më thonë është: “Edhe pse të ka mbaruar kontrata, ajo vazhdon të jetë aktive dhe t’i duhet të bësh kërkesë për shkëputje.
MË FAL????? 🤬🤬
Po unë kam firmosur për një kontratë 12 mujore, jo një kontratë me një kohë të pacaktuar!!!!!!!
S’kisha asnjë mundësi tjetër veç të kërkoj shkëputjen e kontratës duke plotësuar këtë kërkesën!!!
Dhe kontrata nuk shkëputet aty për aty, por duhet të presësh 10 ditë derisa ajo të shqyrtohet!!!
________________________
Kam disa vite që jam pjesë e shërbimeve me kontratë me Vodafone.
E nisa në fillim me 18 muaj kontratë.
Paguaja 2160 lekë në muaj.
Pasi përfundoi kontrata, më mori një operator i Vodafone, duke më deklaruar se oferta e re do të ishte 2320 lekë në muaj dhe se kontrata me të njëjtat kushte, nuk do të ofrohej më. E pranova sepse nuk kisha mundësi tjetër oferte. Paguaja me ofertën e re 2320 lekë në muaj. Mbaron edhe kjo kontratë dhe tani me kontratën e re duhet të paguaj 2500 lekë në muaj.
Vjedhje e pastër. Vjedhje me stil. Vjedhje dhe abuzim i madh i Kompanisë Vodafone Albania.
Kam qënë besnik i kësaj kompanie telefonike, por këtij abuzimi duhet me i thënë STOP.
Mungesa e alternativa të Kompanive ka ngritur jo më një Kompani Shërbimesh, por në Monopol (duke qënë se One ka probleme të shumta gjithashtu).
VODAFONE – POWER TO YOU ose e shqipëruar VODAFONE FUQIA TEK VJEDHJA
Foto 1 – Mesazhi i ardhur nga Vodafone
Foto 2 – Pagesa që kryeja në 2020
Foto 3 – Pagesa që paguaja përpara mbarimit të kontratës së fundit.
Comments 1