Me dyshimet se është përfshirë në veprën penale të përndjekies komisariati 4 në Tiranë ka arrestuar aksionerin e kompanisë Acromax Aldor Nini.
Nini nga mesnata e djeshme mbahet në ambjentet e shoqërimit pranë Mine Peza, njohur si blloku i shoqërimit. Ai pritet të dalë para gjykatës e cila do vendos nëse do rri në qeli apo lirohet.
WebLajm mëson se Nini është denoncuar nga ish bashkëjetuesja e tij për përndjekie dhe dhunë.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/07/04_aldor_nini-1024x575.jpg)
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/07/kom-6-1024x741.jpg)
Njoftimi dhe komunikata e policisë
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/07/Screenshot_20230705_085851_Gallery-519x1024.jpg)
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 40 vjeç, pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj.
Comments 1