Nisur nga emri, çdokush e lidh me atë të kryeministrit të vendit. Por, nuk bëhet fjalë për Ramën kryeministër.
Një tjetër Edi Rama me banim në Durrës, i cili për koiçidencë ka të njëjtat gjeneralitete me kreun e qeverisë, rezulton se ka hapur biznes shit-blerje makinash prej 3 muaj.
Ky biznes është regjistruar pranë institucioneve dhe qendrës kombëtate të biznesit në muajin maj të këtij viti dhe ka ende një status aktiv.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_20230805_005616_Adobe-Acrobat-796x1024.jpg)
Nuk dihet nëse emri e ka favorizuar zotërin si tregtar makinash apo ai ka arritur të ketë klientel duke përdorur si markë edhe emrin Edi Rama.
Objekti i tij është: Blerje-shitje, import automjetesh te perdorura.
Referuar të dhënave të Instat (Isntituti i Statistikave) për ngjashmërin e emrave ai i kryeministrit Rama gëzohet nga më pak se 10 persona në të gjithë vëndin.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_20230805_010539_Chrome-645x1024.jpg)
Vetë kryeministri Edi Rama nuk e përodur automjetin dhe ka deklaruar se ska as patentë dhe ska për ta marrë kurrë një leje drejtimi.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_2-83-300x158.png)