Më 17 tetor ora 10 Gjykata Kushtetuese do të shyqrtojë për herë të parë ligjshmërin e Hartës së Re gjyqësore e cila vendosi që në vend të kishte një Gjykatë Apeli të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Padia është bërë nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë e cila para aplikimit të hartës protestoi pranë polit të drejtësisë.
Materialet e depozituara janë pranuar dhe pritet që palët të dëgjohen në seancë publike për të dhënë argumentet e tyre pro e kundër hartës së re gjyësore.
Kjo hartë është në fuqi prej shkurt 2023 ndërsa në maj u aplikua faza e dytë që shkriu mbi dhjetra prokurori dhe gjykata në shkallë vëndi.
Aktualisht ka 16 gjykata në total, 13 të Shkallës së Parë, një Gjykatë Apeli dhe dy gjykata Administrative. KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar pesë gjykata Apeli në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative në vetëm dy, në Kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa gjykata të Shkallës së Parë nga 22 nga sot janë vetëm 13.