E nderuar znj.Nurihan, anëtare e Klp.
Jepni dorëheqjen, vlen vetëm MORALISHT
Juridikisht? Ju skeni përgjegjësi penale.
Faj, sdi të them.
Por ju qeversini sistemin e ri të drejtësisë.
Ky sistem njeh gjykatat jo grushtet
Njeh rendin e sigurinë dhe jo dhunën
U godit djali juaj? PO DUKET NË PAMJE
Ama reagimi i tij është si në xhungël.
Po e vërtet ju njoftuat policinë por yt bir, iku u fsheh.
Shteti është sa juridik dhe akt moral.
Sot znj.Nurihan, ju keni shofer, makinë, pagë. Po i meritoni me siguri. Po për ju sot paguan taksa dhe familja e viktimës.
Ndaj sot është dita juaj.
Zgjidhni moralisht një akt dorëheqje!
Nesër?
Çdo prokuror që do hetojë do jetë në konflikt interesi dhe i paragjykuar nga posti Juaj!
Pamjet kur Rei Mete godet për vdekje Armando Meshahu
🤐