Spak përfundon pjesën e parë të hetimit për dosjen e sterilizimit. Gjykata e posaçme lë në qeli ish zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin e akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda Ilir Rrapaj.
Në fuqi masat mbetën edhe për:
Saimir Kadiu- ‘arrest shtëpie’ i akuzuar për ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës. Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës. Arben Gjata- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës. Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës. Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës. Petri Mersini- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës.
WebLajm mëson se pjesa e dytë e hetimit i përket dy zyrtarëve të lartë, përkatësisht ish ministrave Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Cani për të cilët prokurori Edvin Kondili ka veçuar hetimet.
Masat e sigurisë janë dhënë në munges prej qershor 2023 por biznesmeni ndodhej në Itali. Kjo ka bërë që Spak të hetojë me metoda speciale disa komunikime të Rrapaj dhe sapo është mësuar mbërritja e tij në Shqipëri për pushime, është ndërhyrë me ekzektumin e vendimit.
Masat e sigurisë u dhanë në qershor nga gjyqtari Erion Bani dhe sot u konfirmuan nga gjykatësja Etleva Deda.
Një tjetër hetim i hapur në fushën e mjeksisë i cili pritet të përfundoj për pak ditë është edhe ai i konçesionit të Check-Up.
Ish Ministri Cani është pyetur deri më tani në Spak dy herë, një për dosjen e incenerarorëve dhe privatizimin e ish ndërrmjarjes “Buka Sha” dhe një ditë më parë për Sterilizimin.
Ndërsa ish ministri Ilir Beqaj për më shumë se 8 orë për Sterilizim afro 1 vit më parë.
Gjyqtari Bani në vendimin prej 350 faqe ka argumentuar se masat e sigurisë duhet të ishin të njëjta (arrest në burg) për 8 të dyshuarit. Ndërsa Spak ka vendosur të kërkoj 2 arreste në burg 2 në shpi dhe 4 detyrim paraqitje.
Po përse ska vendosur Gjkko 8 arreste siç ka sygjeruar?
Proçedurialisht masa e sigurisë është kompetencë e prokurorit sipas Nenit 244 pika 3 i kodit të proçedurës penale.
Afera e sterilizimit ishte ndër dosjet e para të regjistruar në Spak, hetimet për të cilën zgjatën 3 vite. WebLajm mëson se Spak do të aplikojë edhe masën e sekuestros dhe hetimit pasuror ndaj të dyshuarve dhe personave juridik të përfshirë në aferë.
Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 të vitit 2020 që bën fjalë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.